Barcelona duket se ka rifokusuar vëmendjen te sulmuesi i Bournemouth, Eli Junior Kroupi, në kuadër të planeve për të gjetur një zëvendësues të denjë dhe afatgjatë për Robert Lewandowskin.
None found
Sipas gazetës SPORT, drejtuesit e klubit katalanas kanë riaktivizuar bisedimet e brendshme për të afruar lojtarin 20-vjeçar, pasi rruga për të siguruar shërbimet e Julian Alvarez u bllokua për shkak të mosgatishmërisë së Atletico Madridit për të hyrë në bisedime.
Pavarësisht se Bournemouth ka sinjalizuar qartë se sulmuesi francez nuk është në treg, emri i Kroupi qëndron lart në listën e alternativave të përgatitur nga departamenti sportiv i Barçës.
Talenti i ri francez shkëlqeu në sezonin e tij të parë në Premier Ligë, pas kalimit nga Lorient për shumën e 13 milionë eurove, duke shënuar 13 gola në 35 ndeshje dhe duke u konsoliduar si një nga sulmuesit më premtues në kontinent.
Përformancat e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re, pasi gjigantë të tjerë si Chelsea, Paris Saint-Germain, Arsenal, Bayern Munich dhe Manchester City po monitorojnë gjithashtu situatën e tij.
Drejtori sportiv Deco ndan një admirim të thellë për profilin e lojtarit, duke e konsideruar atë si figurën ideale për të komanduar sulmin e Barcelonës në vitet në vazhdim.
Megjithatë, qëndrimi i Bournemouth mbetet i prerë: ata janë të vendosur të ruajnë një prej xhevahireve më të çmuar të ekipit të tyre.
Shqipëria dhe Mali i Zi po shihen si dy vendet e Ballkanit Perëndimor me perspektivën më të afërt për t'u…
Ditët e fundit, afërsia mes Kledjës dhe Bejtës ka marrë vëmendje të madhe, si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë së…
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin Elbasan-Peqin, pranë fshatit Papër. Sipas informacioneve…
Paris Saint-Germaini po përballet me probleme të mëdha për shkak të dëmtimeve të rëndësishme në repartin ofensiv dhe tashmë ka…
Në fund të viteve të 90-ta, kur futbolli evropian dominohej gjithnjë e më shumë nga klubet me buxhete të mëdha,…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi të hënën se Rusia po përgatit sulme të reja ajrore ndaj Ukrainës, duke u bërë…