lifestyle

E përgatisni në shtëpi për 10 minuta, ky është çaji që ju dobëson dhe largon fryrjen

Çaji i dafinës ka një shije të këndshme, është i thjeshtë për t’u përgatitur dhe ideal për të larguar shqetësimet e zakonshme dimërore si kolla, gripi dhe ftohja. Përbërësit aktivë të cilët gjenden në gjethet e kësaj bime mesdhetare, përmirësojnë tretjen dhe funksionimin e duhur të aparatit gastrik.

Ky çaj lejon që vetëm në pak minuta të zbërthehen të gjithë përbërësit e principeve aktive që përmban. Ndihmon në reduktimin e absorbimit të sheqernave yndyrave të gjendura në ushqim, duke reduktuar fryrjen e barkut dhe duke favorizuar ndjesinë e ngopjes.

Të lidhura

None found

Cilat janë vetitë kryesore të dafinës për organizmin dhe si mund të shfrytëzohen sa më mirë në kuzhinë? Përdorimi i saj në mjekësinë alternative ka për qëllim kryesor zbutjen e çrregullimeve të stomakut duke përmirësuar tretjen, duke eliminuar gazrat e grumbulluara në sistemin gastrointestinal  dhe duke luftuar fryrjen e kërcitjen e zorrëve.

Nga çfarë varen vetitë dobësuese të këtij çaji

Infuzioni i gjetheve të dafinës përmban veti diuretike dhe dobësuese falë fuqisë rigjeneruese që vepron në nivelin e sythave të mureve të zorrës, në të cilat krijohen plagë të vogla që me kalimin e kohës tentojnë të bëhen më pak rezistente dhe të favorizojnë absorbimin më të shpejtë të yndyrave dhe sheqernave. Çaji me dafinë në fakt, i riparon këto mikrotrauma, duke lejuar një përthithje më korrekte dhe më të ngadaltë të ushqimit, me pasojë rënien në peshë. Përveç kësaj, vaj esencial i dafinës nxit aktivitetin tretës dhe zbut episodet e fryrjes që shpesh shkaktojnë bezdi; vetitë diuretike të gjetheve të dafinës eliminojnë toksina dhe për pasojë çlirojnë trupin nga lëngjet e tepërta. Së fundi, çaji bimor i gjetheve të dafinës jep ndjesinë e ngopjes dhe redukton atë të urisë.

Çaj dobësues: si përgatitet dhe sa herë pihet?

Për përgatitjen e çajit me gjethe dafine është e nevojshme para së gjithash, të hiqet damari kryesor i gjethes. Më pas duhet të ziejmë 4 gjethe mesatare të pastruara mirë në 250 ml ujë për 10 minuta, më pas ta lëmë të ftohet dhe ta kullojmë. Çaji i përftuar në këtë mënyrë mund të konsumohet si i nxehtë, ashtu edhe i ftohtë deri në tre filxhanë në ditë. Përdoret edhe për fuqinë tretëse dhe në raste të gëlltitjes së ajrit të tepërt.

të fundit

Horoskopi ditor për 1 nëntor 2026

Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…

7 minutes ago

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

7 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

7 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

8 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

8 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

8 hours ago