Categories: Uncategorized

Çaj dafine me kanellë për t’u dobësuar pa u lodhur

Ka raste që pavarësisht ushqyerjes së shëndetshme apo aktivitetit fizik, njeriu e ka në dukje të pamundur të humbasë kilogramët e tepërt. Në raste të tilla vijnë në ndihmë kurat tërësisht bimore që nuk e dëmtojnë organizmin. Një shembull i këtyre kurave gjendet tek çaji i dafinës me kanellë, që ofron një rënie të shëndetshme nga pesha. Për më tepër, ky çaj përmirëson ndjeshëm tretjen.

Si të përdorni çajin e dafinës dhe kanellës kundër mbipeshës
Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org shprehen se çaji i dafinës dhe kanellës është një pije e shkëlqyer dhe e shëndetshme. Si dafina, ashtu edhe kanella kanë vlera të jashtëzakonshme për përmirësimin e tretjes dhe pastrimin e organizmit. Nëse ky çaj konsumohet rregullisht ai ndihmon në tretjen e depozitave dhjamore në trup. Të jemi të qartë, kjo kurë nuk premton mrekullira por nëse konsumohet rregullisht ofron rezultate shumë të mira.

Të lidhura

None found

Kanella përmban vajra esencialë dhe antioksidantë që përshpejtojnë metabolizmin dhe nxisin rënien nga pesha. Konsumi i rregullt i kësaj erëze rregullon nivelin e sheqernave në gjak dhe e pastron këtë të fundit nga toksinat. Dafina nga ana tjetër nxit eliminimin e mbetjeve ushqimore nga organizmi dhe pengon shfaqjen e inflamacionit. Akumulimi i lëngjeve në inde e bën më të vështirë rënien nga pesha, por dafina e lehtëson atë. Përbërësit e dafinës ndihmojnë kundër fryrjeve, gazrave dhe rregullojnë tretjen.

Për përgatitjen e këtij çaji ju nevojiten:
1 litër ujë,
1 lugë çaji me kanellë pluhur,
6 gjethe dafine
1 lugë gjelle mjaltë

Ziejeni ujin dhe kur të marrë valë shtoni kanellën e më pas gjethet e dafinës. Uleni temperaturën dhe lërini përbërësit të ziejnë për 5 minuta. Më pas hiqeni enën nga zjarri dhe lëreni mënjanë derisa lëngu të ketë një nxehtësi normale. Kullojeni atë dhe servireni në filxhan duke e ëmbëlsuar me mjaltë. Filxhani i parë duhet pirë esëll dhe më pas pjesa tjetër gjatë ditës. Këtë trajtim mund ta përdorni për 30 ditë rresht dhe nëse doni edhe më shumë për rezultate më të plota. Për personat që vuajnë nga probleme shëndetësore rekomandohet më parë konsulta me mjekun.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

7 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

7 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

7 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

7 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

7 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

7 hours ago