E njëjta për vajza dhe djem, kjo këmishë është “detyrim” në verë (FOTO LAJM)

Nëse ka diçka që është e sigurt çdo pranverë/verë, ato janë këmishat “Aloha” ose “hawaiiane”. E mira është që mjafton ta blini një sezon dhe ta vishni çdo sezon tjetër dhe për më tepër, mund t’ja “vidhni” edhe partnerit.

Këtë vit, këmishat “Aloha” i risollën në vëmendje fillimisht Rihanna, Cara Delevigne dhe Sophie Turner:

Thuhet se origjina e këmishës daton që në vitet 1920 ose në fillim të viteve 1930, kur dyqani i mallrave me qendër në Honolulu, “Musa-Shiya the Shirtmaker”, nën pronësinë e Koichiro Miyamoto, filloi të bënte këmisha shumëngjyrëshe. Me kalimin e kohës, këmisha mori emrin “Aloha”, ndërsa sot njihet edhe si “hawaiian shirt”.


Shtuar 1.05.2021 13:48