lifestyle

E keni ditur? Ja çfarë i ndodh trupit pas lënies së duhanit

Të gjithë njerëzit dinë për efektet e dëmshme që shkaktohen nga konsumimi i cigareve.

Megjithatë, jo gjithçka është e humbur nëse jeni duhanpirës dhe e ndaloni pirjen e duhanit me kohë. Madje edhe në minutat e para pas cigares, trupi e fillon rikuperimin

Çfarë ndodh me trupin e njeriut pas minutave, orëve, muajve dhe viteve pas cigares së fundit:

Pas 20 minutave

Trupi i njeriut është me të vërtetë i pabesueshëm, sepse vetëm pas 20 minutash pas cigares së tymosur fillon të rikuperohet. Shtypja dhe pulsi kthehen në normale dhe temperatura në duar dhe këmbë rritet.

Pas tetë orësh

Në gjak, nikotina dhe monoksidi i karbonit zvogëlohen përgjysmë. Nivelet e oksigjenit rriten dhe kthehen në normale, dhe ju jeni më të ‘zgjuar’, flini më mirë dhe jeni më të fortë. Megjithatë, dihet mirë se pikërisht këto tetë orë janë “krizë” për njerëzit që duan ta lënë duhanin, dhe se është shumë e rëndësishme të duroni këto tetë orë, sepse pas kësaj lënia e duhanit bëhet më e lehtë.

Pas 48 orësh

Monoksidi i karbonit dhe nikotina nga trupi zhduken. Mushkëritë fillojnë të pastrohen, mbaresat nervore rikuperohen ndërsa ju kthehet shqisa e nuhatjes dhe shijes.

Pas tre muajsh

Funksioni i mushkërive dhe qarkullimi i gjakut përmirësohen ndjeshëm. Shëtitja dhe ushtrimet bëhen më të lehta, kolliteni gjithnjë e më pak.

Mes një dhe nëntë muajsh

Zënia e sinuseve dhe lodhja pothuajse zhduken. Merrni frymë shumë më lehtë dhe nuk keni më pengesa me frymëmarrje. Jeni përgjithësisht më të shëndetshëm.

Pas një viti

Rreziku prej sëmundjes së zemrës bie për 50 për qind.

Mes 5 dhe 15 vjetëve

Diabeti është një sëmundje e cila i prek duhanpirësit afatgjatë. Nëse duroni për pesë vjet pa pirë cigare, këto rreziqe reduktohen ashtu si dhe ato të sulmit në tru.

Pas 10 vjetëve

Rreziku nga kanceri zvogëlohet dhe tani është i njëjtë si për joduhanpirësit, sepse 60 për qind e kancerit lidhet me pirjen e duhanit dhe ushqyerjen e dobët.

Pas 15 vjetëve

Rreziku i prekjes nga sëmundjet e zemrës ose infarkti zvogëlohet dhe tani është i njëjtë si për joduhanpirësit. Dihet se nikotina ndikon në mbylljen e enëve të gjakut dhe se për shkak të qarkullimit të reduktuar të gjakut vjen deri tek sulmi në tru apo në zemër.

të fundit

Horoskopi 22 Shtator 2025/ Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Si ju ashtu edhe partneri do jeni shume pasionante gjate kësaj dite. Do kaloni momente te mrekullueshme se bashku…

1 hour ago

Macron do të njohë shtetin palestinez të hënën, kushti për hapjen e ambasadës franceze

Presidenti francez pritet të njoftojë njohjen e shtetit palestinez nga Franca të hënën. Macron tha se lirimi i pengjeve të…

2 hours ago

Në kujtim të Charlie Kirk/ Berisha: Luftëtarët e fjalës së lirë, të pavdekshëm

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë pamje nga vigjilja në kujtim të Charlie Kirk, në Tiranë, themeluesit të…

2 hours ago

Pritet reagimi i SPAK/ Rikthehet ‘anonimi’ Nesti Angoni që denoncoi Erion Veliajn, kallëzon edhe deputeten e PD, Albana Vokshi

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi është denoncuar në Prokurorinë e Posaçme në ditët e para të shtatorit për korrupsion…

2 hours ago

Elia Zaharia flet për divorcin nga Princ Leka: E rëndësishme është të ngrihesh si njeri

Elia Zaharia ishte e ftuar në emisionin “ArtKand”, kësaj radhe jo si aktore, por si autore e një libri për…

3 hours ago

Pas Britanisë, Kanadasë dhe Australisë, edhe Portugalia njeh Palestinën

Pas Kanadasë, Australisë dhe Britanisë së Madhe, Portugalia ka njoftuar zyrtarisht njohjen e shtetit të Palestinës. Ministri i Jashtëm portugez,…

3 hours ago