showbiz

Elia Zaharia flet për divorcin nga Princ Leka: E rëndësishme është të ngrihesh si njeri

Elia Zaharia ishte e ftuar në emisionin “ArtKand”, kësaj radhe jo si aktore, por si autore e një libri për fëmijë me titull “Perla dhe Dreri i Artë”. Në prezantimin e librit, Elia tha se projekti u realizua në një periudhë që ajo e përshkroi si një “kakofoni” në jetën e saj personale.

Gjatë intervistës ish-princesha u pyet për divorcin me Princ Lekën dhe mënyrën se si e ka përballuar këtë kapitull të vështirë. Elia foli me sinqeritet, duke thënë:

Të lidhura

None found

“E gjithë jeta ka sfidat dhe ulje-ngritjet e veta. Nuk është asnjëherë betejë e fituar sepse jeta të rrëzon dhe të ngre. Ajo që është e rëndësishme është që njeriu, sa herë të ngrihet, të mos harrojë të ngrihet si njeri.”

Elia i dha fund martesës së saj me Princ Lekën pas një periudhe të tensionuar dhe përplasjesh që u bënë edhe publike. Megjithatë, aktorja ka gjetur forcën për ta kthyer dhimbjen në frymëzim, duke e kanalizuar energjinë e saj drejt krijimtarisë.

Libri “Perla dhe Dreri i Artë” është një tregim me mesazhe pozitive dhe mësimdhënëse për të vegjëlit, i cili reflekton imagjinatën dhe ndjeshmërinë e autores.

të fundit

Kriza politike, Rinia Demokratike e Kosovës mban sot aksion simbolik para Qeverisë

Të rinjt e PDK-së, në këtë rast Rinia Demokratike e Kosovës do të zhvillojë sot një aksion simbolik para hyrjeve…

7 minutes ago

Sot zhvillohet Provimi i Maturës, marrin pjesë 4,967 kandidatë

Mijëra maturantë në Kosovë do t’i nënshtrohen sot Provimit të Maturës, i cili do të nisë në orën 10:00 dhe…

8 minutes ago

Ky është vetëm fillimi!” – Bytyçi kërkon hetim të thellë mbi rrjetin serb pas aktakuzës ndaj Shehollit dhe përmend Milaim Zekën

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit, duke e akuzuar për dy vepra penale, “spiunazh” dhe “shantazh”.…

9 minutes ago

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 79.2 lekë dhe do shitet me…

16 minutes ago

E veja e britanikut që humbi jetën nga turbulencat padit Singapore Airlines

Më shumë se dy vjet pas incidentit fatal në një fluturim të Singapore Airlines, ku një 73-vjeçar britanik humbi jetën…

16 minutes ago

Katastrofa nga përmbytjet në Nepal dhe Tibet, 633 viktima dhe mijëra persona ende të zhdukur

Bilanci i përmbytjeve katastrofike që goditën Nepalin të mërkurën ka shkuar në 626 viktima, sipas policisë nepaleze, ndërsa në Tibet…

17 minutes ago