E keni dëgjuar ndonjëherë? Konsiderohet si bimë e pavdekshmërisë, është ilaç për sëmundjet më të rënda

Bima Jiaogulan (lat. Pentaphillum Ginostemma) është e pasur me minerale, vitamina, proteina dhe aminoacide që kontribuojnë në përbërësit e tij kundër mikrobeve. Është e pasur me antioksidues, të cilët e mbrojnë qelizat e trupit nga dëmtimet dhe kështu parandalojnë sëmundjet dhe ndihmojnë procesin e shërimit. Antioksiduesit janë faktor i rëndësishëm në shërimin e kancerit, sëmundjes së mëlçive, diabet, arteriosklerozë, artrit, e madje edhe vetë procesin e plakjes. Në njërin prej studimeve, ku ishin dëshmitarë mijëra veta, ishte vërtetuar se si bima Jiaogulan është shumë efikase në uljen e nivelit të kolesterolit të keq dhe triglicerideve.

Po ashtu, është vërtetuar se ngrit nivelin e kolesterolit të mirë, që pakëson rrezikun nga sulmet në zemër dhe në tru. Njëkohësisht përmirëson edhe punën dhe forcon zemrën dhe mundet ta modulojë shtypjen e gjakut për 80 për qind. Hulumtimi tjetër në të cilin kishin marrë pjesë 200 sportistë ka vërtetuar se përmirëson qëndrueshmërinë dhe shërimin, kështu që është domosdoshëm për të gjithë ata që dëshirojnë t’i përmirësojnë performancat e tyre.

SHËRON ORGANIZMIN NË PËRGJITHËSI

Bima Jiaogulan ekuilibron hormonet dhe pakëson stagnimin e gjakut në pjesën e abdomenit, duke shtuar më shumë gjasat për pjellori. Përbërësit e tij shërues depërtojnë në mëlçi, duke e mbrojtur atë nga substancat helmuese. Nga kjo bimë dobi kanë edhe mushkëritë,sepse është vërejtur efikasitet në shërimin e bronkitisit. Në shumë studime përmirësimi ishte vërejtur në 95 për qind të rasteve. Shkaku i substancave ekuilibruese në metabolizëm, është i dobishëm edhe për humbje në peshë, por edhe për ata që dëshirojnë të shtojnë në peshë.

Përmirëson dhe forcon tretjen. Në fund të ditës ju ndihmon të flini rehat. Në bazë të disa studimeve, te 90 për qind e të anketuarve ishte vërejtur kualitet i shtuar në gjumë. Bima ndikon mirë edhe në qarkullimin e gjakut, imunitet, sistemin nervor, tretje, shëndetin e mëlçisë, nivelin e energjisë, hormone, sistemin urinal dhe atë të frymëmarrjes.

NDIHMË TE KANCERI

Bima Jiaogulan parandalon zhvillimin e qelizave kancerogjene dhe ngadalëson rritjen e tyre tashmë të formuara, duke stimuluar sistemin imun. Në Kinë kjo bimë jepet edhe gjatë kimioterapisë dhe rrezatimit, sepse përshpejton shërimin e organizmit.

ÇAJI NGA BIMA

Merrni një lugë të bimës së tharë apo dy lugë të bimës së freskët dhe i vloni për tre minuta në 2,5 dcl ujë. Sa më gjatë që bima do të qëndrojë në ujë, aq më e ëmbël do të bëhet. Po ashtu, është e shkëlqyeshme edhe si pije e ftohtë.

KUJDESI NDAJ LËKURËS

Përzini gjethet e bimës Jiaogulan me vaj ulliri. Lini të qëndrojnë për dy javë në një vend të ngrohtë dhe kohë pas kohe i përzieni. E kulloni përzierjen dhe e vendosni në një shishe të errët prej qelqi. E ruani në vend të errët dhe të ftohtë. Këtë vaj ta përdorni për kujdesin ndaj lëkurës problematike apo për përgatitjen e kremrave. Përmirëson qarkullimin e gjakut, lëkurën e zbut, e bën më të freskët dhe elastike.