E hidhni në qumësht ose çaj? Ylli Merja: Gabimi më i madh në konsumimin e mjaltit

Mjeku popullor, Ylli Merja ka folur për të gjitha vetitë e mjaltit dhe përfitimet që marrim prej tij. Por në “Rreze Dielli” ai zbuloi gabimin që bëjmë shpesh në konsumimin e mjaltit duke e futur në qumësht të nxehtë.

“Nëse marr një lugë mjaltë dhe e fus në çaj ose qumësht të nxehtë është gabim i madh. Nëse do të merrnim 10%, tani do të marrin 1-2% të enzimave që duhet të perfitonim. Ato janë gjëra të gjalla ngodhrin, shkatërrohen”, zbulon Ylli Merja.

Qumështi duhet të jetë në temperaturë 40-42 gradë, jo më shumë se 50 kur dëshironi t’i shtoni mjaltë në të, për të marrë të gjitha përfitimet.


Shtuar 22.02.2022 10:24