Dy ditët e fundit të majit sjellin lajme shokuese për këto shenja, paralajmërimi i Meri Shehut

Fundi i muajit Maj sjell disa lajme të papritura dhe shokuese për shenjat. Në parashikimin e së hënës në “Rudina” në Tv Klan, Meri Shehu thotë se nevojitet një parapërgatitje për përmbysjen e planeve apo projekteve. Lajmi i mirë është se do të ketë stabilitet në ndjenja dhe çështjet ekonomike, sidomos për shenjat e ujit që do të jenë edhe më emocionale.

“Janë ditët e fundit të muajit Maj. Ishte një muaj i lagësht dhe pak me problematika sepse Jupiteri hyri në shenjën e Demit ku ishte edhe urani që na ka shkaktuar ulje-ngritje në 3-4 vjetët e fundit, do rrijë edhe 4 vjet kështu që akoma presim ngjarje të papritura, fenomene nayrore, kriza ekonomike, luftëra të ndryshme.

Kjo javë fillon të jetë nën ndikimin e Mërkurit në Dem që do takohet me Uranin. Një takim midis Mërkurit dhe Uranit shkakton disa lajme shokuese për kryqin e shenjave të qëndrueshme: Dem, Luan, Akrep dhe Ujor, kryesisht për të lindurit në 10-ditëshin e dytë. Këta duhet të kenë parasysh që mos të shokohen nga ngjarjet e papritura ose të parapërgatiten për çfarë mund të vijë. Mërkuri ka të bëjë me informacionin, komunikimin, lajmërimet, ndryshimet dhe Urani gjithmonë është ai që i përmbys planet e projektet që mund të kemi pasur në mendjen tonë. Mund të kemi ndjesinë e shokimit, por jo ndonjë gjë tjetër që duhet marrë shumë në konsideratë.

Plutoni do fillojë të parapërgatitet për një kundërshtim me Afërditën,por muaji mbyllet me një lajm të mirë sepse që dje Afërdita në Gaforre është lidhur shumë bukur me Neptunin në Peshk që sjell stabilitet në fushën e ndjenjave, në erotizëm, në çështjet ekonomike dhe prek kryesisht shenjat kardinale dhe të ujit: Gaforre, Akrep, Peshqit që marrin pjesë direkt dhe do ndiejnë intensifikim të ndjenjës romantike, dashurisë ose dëshirës për të qenë afër njerëzve të dashur pa kundërshtuar. Vjen romantizmi dhe futet në këto shenja. Kjo do ndikojë në të gjitha shenjat e tjera sepse muaji mbyllet me këtë lidhje të bukur para se Afërdita të hyjë në Luan, na jep këtë larmishmëri ose dëshira për të qenë pranë detit, vendeve ekzotike dhe situata romantike në vija të përgjithshme”.

Për dy ditët e fundit të muajit Maj, astrologia dha disa këshilla për shenjat.

Dashi duhet të fillojë të merret më shumë me marrëdhëniet familjare dhe ato që i japin ndjesinë e sigurisë.

Demi duhet të përgatitet për ndryshime të rëndësishme dhe të fuqishme në jetën personale.

Binjakët tek puna fillojnë ndiejnë një lloj paqartësie dhe patjetër do ndodhë një ndryshim, por në prapaskenë ndaj këto dy ditë duhet të kenë kujdes lajmin shokues.

Gaforrja është mirë sepse Afërdita i mbulon lajmet e papritura me lidhjen e bukur me Neptunin në Peshk dhe komunikimet e udhëtimet jashtë do i kenë shumë të mira.

Luani është pak në disproporcion me iniciativat e tij, i bën gjërat më në fshehtësi ose personale, pa i reklamuar, do merren me punën dhe ekonominë.

Virgjëresha është në një pozicion fatlum, pavarësisht ndryshimeve të mëdha që vijnë, i kapin për mirë sepse Demi sjell përparime në jetën e tyre. Duke qenë se janë të pavendosura, një Dem ose ndikimet e planetëve në Dem iu japin më shumë iniciativë për karakterin e tyre, i bëjnë të vendosin.

Peshorja është në një larmishmëri të madhe sa i përket anës ekonomike dhe punës. Do kenë shpenzime ose një largim nga një qëllim i madh ekonomik që mund të zhvendoset në kohë.

Akrepi do hyjë në një ndryshim bashkëpunimesh dhe projektesh të rëndësishme. Këto dy ditë përgatitet një situatë e re bashkëpunimesh në jetën e tyre, sidomos 10-ditëshi i dytë i Akrepëve.

Shigjetari në lidhje me punën e shëndetin duhet të jetë më i vëmendshëm, nuk duhet të harxhojë më shumë energji se sa duhet.

Bricjapi është mirë sepse futet një ndryshim në jetën e tyre dhe del nga zona gri ku mund të jetë futur herë pas here.

Ujori nga një njohje e mirë në punë mund të vendosë për një lidhje personale. Ujorët e 10-ditëshit të dytë do ndodhen para ndryshimeve të mëdha dhe duhet të marrin parasysh të papriturat e këndshme ose jo.

Peshqit janë një nga shenjat romantike që do e shijojë këtë dyditësh të fuqishëm sepse Afërdita iu jep një dhuratë sa i përket jetës erotike.


Shtuar 30.05.2023 10:01