“Duhet shumë maturi …”, Horoskopi i ditës së mërkurë, 4 Tetor 2023

Dashi:

E nesërmja do të fillojë mirë, por më pas në mbrëmje do të keni një rënie të lehtë energjie e cila do t’ju bëjë ca nervozë. Pra, nëse duhet të bëni diçka të rëndësishme, bëjeni në mëngjes ose gjatë ditës. Vëmendje dhe maturi, duhet bërë veçanërisht në dashuri. Dhe kjo vlen gjatë gjithë pjesës tjetër të javës.

Demi:

Do të jeni në një fazë rikuperimi që do të zgjasë jo vetëm tani që po afron mesjava, por edhe për uikend. Nga ana tjetër jeni zhytur nga brejtja e mendimit se të tjerët nuk mund t’i kuptojnë emocionet dhe ndjesitë tuaja, veçanërisht partneri/ja juaj.

Binjakët:

Do të dëshironi të sqaroni të gjitha çështjet që keni ende pezull si në punë ashtu edhe në dashuri. Jeni më luftarak, por edhe më argumentues. Pa problem, gjërat do të shkojnë në favorin tuaj.

Gaforrja:

Yjet do të jenë në anën tuaj ndaj përpiquni të sqaroni gjithçka këtë të mërkurë, si në punë ashtu edhe me partnerin/en. Ditët e ardhshme mund të jenë shumë problematike.

Luani:

Do jetë një ditë pozitive për dashurinë. Nëse doni të zbuloni veten para dikujt, pra të dilni ballaz, kjo është koha e duhur. Ju gjithashtu po vendosni të largoheni nga dikush që ju ka lënduar ose tradhtuar.

Virgjëresha:

Nesër do të jetë një ditë pozitive dhe energjike, edhe me Hënën disonante. Gjërat po shkojnë mirë sidomos në dashuri: nëse ka pasur një largim apo mosmarrëveshje, gjërat mund të rikuperohen.

Peshorja:

Do të keni një ditë të luhatshme, me një pjesë të parë të ditës pozitive, më pas disa pengesa, pasdite ose në mbrëmje. Mos u bëni pre i provokimeve nga kjo pasdite dhe vazhdoni ta bëni këtë gjatë gjithë javës.

Akrepi:

Ditë pozitive në të cilën mund të ketë disa mendime të dyta për sa i përket marrëdhënieve ndërpersonale. Këto ditë do të keni mënyra për t’u rikuperuar, si fizikisht ashtu edhe mendërisht.

Shigjetari:

Nesër do të jetë një ditë shumë pozitive për ju për sa i përket punës, sepse yjet janë në anën tuaj. Projekte të reja në horizont në të gjitha fushat.

Bricjapi:

Në punë do të keni mundësi të reja me zhvillime mjaft pozitive. Nga ana tjetër, është dashuria ajo që ende shkakton shqetësim. Një këshillë për ju: punoni shumë që të mos humbni të dashurin/ën tuaj.

Ujori:

Ditë pozitive, në sajë të Saturnit i cili do t’ju ndihmojë të zgjidhni sa më shpejt problemet. Përkushtojuni dashurisë, në këto ditë më në fund do të mund të hapni zemrën tuaj.

Peshku:

Jeni pak të lodhur, si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht. Nëse keni ndonjë çështje ligjore ose mosmarrëveshje në pritje, mund të keni një zgjidhje në favorin tuaj. Por kjo mund të ndodhë deri në fund të vitit.


Shtuar 3.10.2023 23:46