lifestyle

Duhet apo jo të shqetësoheni nga “dridhja” e shpeshtë e duarve? Eksperti ndan dilemën

Është e zakonshme që njerëzit në një fazë të jetës së tyre të kenë dridhje duarsh në situata të panjohura apo gjatë motit të ftohtë

Sipas një publikimi në një gazetë gjermane për persona të moshës së tretë Senioren Ratgeber, janë të shumtë shkaktarë, të cilët ndikojnë në dridhje duarsh.

Të lidhura

None found

Është më se e sigurt që dridhja është e shkaktuar nga çrregullimet metabolike apo nga nervozizmi.

Dridhja e duarve është e paqëllimtë, me lëvizje ritmike, të ndryshueshme apo osciluese reciproke të grupeve të palidhura të muskujve.

Ajo në mënyrë tipike përfshin duart, kokën, pjesët e fytyrës, skërfyellin, trupin apo këmbët.

Kur hetoni rrëqethje në situata të papritura apo gjatë motit të ftohtë, kjo është krejtësisht normale. Mirëpo, nëse rrëqethja (dridhja) zgjat në një periudhë më të gjatë kohore, duhet të shkoni te mjeku.

Te 10 për qind të personave të moshës mbi 50 vjeç dridhja është e lidhur me hipertireozën, përkatësisht me punën e shpejtë të gjëndrave tiroide, me sëmundje të veshkave apo me diabetin.

Dridhja fiziologjike është shkaktari më i shpeshtë e rrëqethjeve te personat e shëndetshëm.

Është përherë e pranishme, mirëpo zakonisht shkakton aq lëvizje të imta sa që mund të vërehet vetëm me rastin e marrjes së ilaçeve të caktuara apo në rrethana të caktuara (p.sh. te anksioziteti, stresi, lodhja, konsumimi i kafeinës, marrja e disa llojeve të ilaçeve, mungesa e vitaminave…).

Në disa raste rrëqethja thjesht është e lidhur me moshën.

Te përafërsisht 5 për qind e njerëzve më të moshuar se 65 vjeç shfaqet dridhja esenciale.

Çfarë e shkakton dridhjen, nuk është e njohur, mirëpo nëse përkufizon distancën e lëvizjeve apo ndikon në cilësinë e jetës, ekzistojnë ilaçe të cilat mund t’i shërojnë.

të fundit

Von der Leyen condemns Israel’s plan to build settlement units in the occupied West Bank

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i është bashkuar reagimeve të ashpra të vendeve evropiane duke dënuar planet…

5 hours ago

Barcelona dhe Aston Villa hyjnë në garë për Folarin Balogun

Gara për transferimin e sulmuesit të Monacos, Folarin Balogun, është bërë edhe më interesante, pasi në garë janë futur Barcelona…

5 hours ago

Horoskopi 22 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

DASHI Kjo duket ditë shumë e mirë për të bashkëpunuar kështu që mund të vendosni që të mblidhni shokët ose…

5 hours ago

Bismark shënoi dhe luajti në mbrojtje, sulmuesi i Skënderbeut: Synojmë edhe titullin kampion

Charles BismarkVllaznia dhe Skënderbeu kanë barazuar mbrëmjen e sotme, në ndeshjen e parë të sezonit të ri të “Abissnet Superiore”…

5 hours ago

Von der Leyen: Dënon planin e Izraelit për të ndërtuar njësi vendbanimesh në Bregun Perëndimor të pushtuar

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i është bashkuar reagimeve të ashpra të vendeve evropiane duke dënuar planet…

5 hours ago

Borshi pas barazimit me Skënderbeun: Nga avantazhi 2-0 duhet të mësosh, mbrojtja ende nuk ka krijuar harmoninë

Ergi BorshiVllaznia dhe Skënderbeu kanë barazuar mbrëmjen e sotme, në ndeshjen e parë të sezonit të ri të “Abissnet Superiore”…

5 hours ago