Categories: sport

Borshi pas barazimit me Skënderbeun: Nga avantazhi 2-0 duhet të mësosh, mbrojtja ende nuk ka krijuar harmoninë

Vllaznia e nisi sezonin e ri të “Abissnet Superiore” me një barazim 2-2 ndaj Skënderbeut. Përballja e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” u mbyll me ndarjen e pikëve, ndërsa pas ndeshjes foli zëvendës-trajneri i skuadrës shkodrane, Ergi Borshi.

Të lidhura

None found

“Është normale që nga Vllaznia të kërkohet më shumë, veçanërisht nga tifozët. Kemi një skuadër të re, e cila është ende duke u formuar, pasi ka pasur largime dhe afrime. Jemi në një proces konsolidimi dhe na pret shumë punë, ndërsa tani duhet të shohim edhe ndeshjet e ardhshme. Ka shumë elementë për t’u përmirësuar dhe do t’i analizojmë me detaje së bashku me stafin.

Pas rezultatit 2-0 mund të jetë krijuar përshtypja se ndeshja ishte fituar, por ky është një moment që duhet diskutuar. Një takim nuk përfundon as në 2-0 dhe as në 3-0. Deri në vërshëllimën e fundit duhet të ruash luftën, agresivitetin dhe përqendrimin, duke fituar duelet deri sa loja të mbyllet”, u shpreh Borshi.

Ai shpjegoi edhe arsyet e zëvendësimeve të kryera gjatë takimit. “Ndryshimi i parë ishte i natyrës taktike. Skënderbeu po qëndronte në bllok të ulët dhe kërkonte të shfrytëzonte kundërsulmet me Nasr, i cili është një futbollist i shpejtë. Kjo po na krijonte probleme në atë krah. Uldedaj është lojtar i lirë dhe bëri një paraqitje të mirë, por kemi ende shumë për të punuar. Duke parë edhe eksperiencën e Mustës, vendosëm të bënim atë lëvizje.

Ndryshimi me Dumfur u bë për shkak të kartonit të verdhë, ndërsa Dulysse u spostua në atë pozicion. Lojtarët janë përzgjedhur në mënyrë që t’u përshtaten parimeve dhe ideve të trajnerit. Besoj se do ta zbatojmë stilin e lojës që kërkojmë, sepse pikërisht për këtë arsye janë afruar futbollistët e rinj të skuadrës”.

Për mënyrën se si u ndërtuan aksionet sulmuese, zv.trajneri i Vllaznisë deklaroi: “Kur kundërshtari mbrohet në një bllok të ulët, është e vështirë të gjesh hapësira në thellësi dhe të hysh në zonën e tij. Megjithatë, nëpërmjet krahëve mund të krijosh një dendësi më të madhe lojtarësh. Për Uldedajn ishte ndeshja e parë, ndërsa krosimi i vetëm erdhi nga Musta dhe portieri i Skënderbeut reagoi mirë.

Në pjesën e dytë shënuam shpejt, pasi Skënderbeu la hapësira dhe ne i shfrytëzuam siç duhet. Patëm edhe mundësinë për golin e tretë me Mehmetin, por çështja nuk qëndron vetëm te numri i golave, pasi secila skuadër ka strategjinë e vet. Detyra jonë është të arrijmë objektivin dhe mënyrën e lojës që kërkojmë”.

I pyetur për pasigurinë në qendër të mbrojtjes dhe problemet në markim, Borshi pranoi: “Po, është e vërtetë që pati konfuzion. Treshja e mbrojtjes luajti për herë të parë një ndeshje zyrtare së bashku, pasi nuk arritëm t’i aktivizonim në Evropë. Mendoj se me kalimin e ndeshjeve do të konsolidohen.

Ky repart po luan për herë të parë si treshe dhe ka aspekte që duhen korrigjuar, megjithëse në përgjithësi bënë mirë. Nevojitet punë dhe kohë, në mënyrë që mbrojtësit të fitojnë familjaritet me njëri-tjetrin. Nuk besoj se në duele apo në agresivitet ishin keq, pasi fituan shumë përballje.

Nuk duhet të harrojmë se Dumfur është ai që mbyll zonën e Celikovic dhe Pusit. Në pjesën e parë kjo u bë mirë, por pati edhe momente kur Skënderbeu na rrezikoi përmes Nasr. Jemi ende një ekip në proces konsolidimi. Koha do të ndihmojë në rregullimin e shumë gjërave dhe kam besim”, përfundoi Borshi.

të fundit

Yildirim refuzon dorëheqjen e Kartalit pas incidentit me shishen në ndeshjen ndaj Romës

Një situatë e pazakontë ka ndodhur te Fenerbahçe pas barazimit 1-1 ndaj Romës në Ligën e Kampionëve, me trajnerin Ismail…

4 hours ago

Horoskopi 11 Shtator 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Dashi Marrëdhëniet tuaj personale mund të shtyhen më tej në një krizë të thellë. Mundohuni të ruani qetësinë dhe të…

4 hours ago

‘I don’t know what to say about the wiretaps’/ Arjeta Puca speaks about Ron Yeffet: will invest 70 million euros

Sipërmarrësja shqiptare e Timak Albania, Arjeta Puca e cila është përfshirë në bashkëpunim me biznesmenin amerikano-izraelit Ron Yefet, ka treguar…

4 hours ago

46-year-old Albanian sentenced to six years in prison in Austria for burglarizing nine homes, damage reaches €40,000

Një 46-vjeçar shqiptar është dënuar me gjashtë vite burg nga drejtësia austriake, pasi u shpall fajtor për një seri vjedhjesh…

4 hours ago

Adrian Gjebeshi, alias Merlika, arrested with a gun and €20,000 at his hotel in Fushë-Krujë

Policia e Shtetit ka vënë në pranga ditën e sotme Adrian Gjebeshin, i njohur edhe si Adrian Merlika. 40-vjeçari është…

4 hours ago

“S’di ça të them për përgjimet”/ Arjeta Puca flet për Ron Yeffet: Do investojë 70 milionë euro

Sipërmarrësja shqiptare e Timak Albania, Arjeta Puca e cila është përfshirë në bashkëpunim me biznesmenin amerikano-izraelit Ron Yefet, ka treguar…

4 hours ago