Duart e plasaritura nga i ftohti, 2 mënyrë natyrale dhe të thjeshta për t’i kuruar

Kamomili është një përbërës shumë i mirë për plasartijen e duarave. Zieni pak kamomil, lejeni të ftohet dhe më pas futuni duart për 10-15 minuta në të. Lejini të thahen duart pa i fërkuar ato.

Maska me avokado mund të ishte një zgjidhje. Copëtoni një avokado, më pas shtoni pak gjalpë dhe pak vaj ulliri. Me masën që do të përftohet masazhoni duart dhe mbajeni për 15 minuta. Më pas thajini duart mirë dhe do ti ndjeni ato shumë të buta.

Vendosni doreza. Dorezat nuk duhet ti ndani nga duart tuaja, kur jeni duke larë enët, pasi detergjentë të ndryshëm ashpërsojnë lëkurën tuaj.

Aplikoni kremin solar. Ekspozimi në diell e thanë lëkurën tuaj. Rrezet e diellit edhe në këtë periudhë janë shumë të rrezikshme, kështu që mos iu ndani kremit solar.

Shtuar 17.01.2022 10:42