lifestyle

Doni të përgatisni akullore në shtëpi? Kjo është receta më e thjeshtë, për 5 minuta

Përgatitet për pesë minuta dhe është shumë e mirë. Nuk ngrin kurrë në sajë të likerit (me alkool) që përmban, prandaj nëse nuk keni liker në shtëpi, më mirë mos e bëni. Nxirreni nga frigoriferi dhe konsumojeni menjëherë, sepse shkrin shumë shpejt.

Përbërësit

Të lidhura

None found

● 1 kuti qumësht “Panda” (400g)

● 500ml panë e ftohtë nga frigoriferi

●1 bustinë vanilje

● 2 lugë gjelle liker “Vov” ose “Marsala” ose “Limoncello” ose çfarë ju ndodhet në shtëpi, sepse akullorja ka shije vanilje dhe pranon çdo lloj likeri.

Përgatitja:

Rrahim panën me rrahësin elektrik derisa të bëhet si shkumë jo shumë e ngrirë. Shtojmë qumështin “Panda” pak nga pak, të cilin e kemi përzier më parë në një tas me likerin. I përziejmë me kujdes me spatul duke bërë lëvizje nga poshtë lart.

Masën e hedhim në një kuti me kapak që duron temperaturën e ngrirjes. (Unë përdor kutitë që kam blerë më parë me akullore.) Akulloren e lëmë në ngrirje për 7-8 orë. E shërbejmë sipas dëshirës; me reçel, copa frutash të freskëta e të tjera.

të fundit

Panik në kompleksin “Kadiu”, gjatë natës në zonën e Ali Demit në Tiranë, flakët përfshinë një nga pallatet e sapondërtuara, evakuohen banorët,

Mbrëmjen e djeshme, një zjarr ka shkaktuar panik në kompleksin “Kadiu”, në zonën e Ali Demit në Tiranë, ku flakët…

6 minutes ago

Negociatat/ Rama: Mister i gëzueshëm, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, në harkun e 180-vjetorit të lindjes së Naim Frashërit! 2030 do jetë edhe Viti Europian i Naimit

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale lidhur me procesin e integrimit europian të…

28 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.7 lekë, në shitje me 82.7 lekë. Euro, do…

38 minutes ago

Njihuni me parashikimin e motit, 25 Maj 2026

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime…

45 minutes ago

Horoskopi 25 Maj 2026, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Urani do ua mbroje gjate gjithë kohës sot jetën tuaj ne çift dhe marrëdhënia ne çift do jete e…

9 hours ago

Fqinjët nuk mundën ta kontaktonin gjithë ditën, gjendet i vdekur në banesë 48-vjeçari në Korçë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Korçës, ku një 48-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur…

9 hours ago