Avokati Spartak Ngjela, i njohur për deklarata e tij të bujshme, ka risjellë në fundjavë një parashikim të madh të Nostradamusit.
Sipas postimit të Ngjelës, Nostradamusi ka parashikuar që shqiptarët do ta shkundin sërish botën pas vitit 2000.
“Në qoftë se shqiptarët dhe gjuha e tyre që është shkruajtur për herë historia humane do të rezistoj deri në vitin 2000… atëherë ata do ta shkundin edhe njëherë këtë botë ashtu siç dinë vetëm ata”.
Avokati shkruan se Nostradamusi me këtë e ka bërë një parashikim shumë të saktë.
“Nostradamusi e ka kapur saktë: shqiptarët e shkundën botën në vitet 2000 se, në vitin 2008, ata krijuan shtetin e tyre të dytë, Kosovën, dhe e shkundën Botën që nga Beogradi në Moskë e nga Moska në Pekin”, shkroi ndër të tjera Ngjela.
Postimi i plotë:
Nostradamusi e ka kapur saktë: shqiptarët e shkundën botën në vitet 2000 se, në vitin 2008, ata krijuan shtetin e tyre të dytë, Kosovën, dhe e shkundën Botën që nga Beogradi në Moskë e nga Moska në Pekin.
Por Nostradamusi iu thotë kundërshtarëve tanë, mos i lini shqiptarët deri në vitin 2000 se ata do ta shkundin botën si dikur – domethënë si atëherë kur kanë qenë superfuqi iliro-albane dhe e shkundën Evropën tej e tej… Prisni dhe shikoni…