Për disa njerëz, zhvendosja jashtë vendit mund të jetë një mënyrë e shkëlqyeshme për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre. Por, cilat janë qytetet më të mira në botë për të jetuar?
Njësia e Inteligjencës Ekonomiste (EIU) ka ndarë sot Indeksin e tyre vjetor të jetesës.
Qytetet më të mira për të jetuar në botë bazohen në faktorët që ndikojnë në cilësinë e jetës, ku u gjykua mbi stabilitetin, kujdesin shëndetësor, kulturën dhe mjedisin, arsimin dhe infrastrukturën.
Studimi i këtij viti gjithashtu tregoi se si vendet iu përgjigjën pandemisë së koronavirusit.
Në vend të parë renditet Auckland, pas bllokimit të suksesshëm të Zelandës së Re vitin e kaluar.
Vihet në dukje gjithashtu se gjashtë nga 10 qytetet kryesore janë në Zelandën e Re ose Australi.
1.Auckland, Zelanda e Re
2.Osaka, Japoni
3.Adelaide, Australi
4.Wellington, Zelanda e Re
5.Tokio, Japoni
6.Perth, Australi
7.Cyrih, Zvicër
8.Gjenevë, Zvicër
9.Melburn, Australi
- Brisbane, Australi