Detektivja shqiptare tregon ndryshimin e parë që bën partneri kur ju tradhton

Detektivja private Shkënda Lili ka treguar detajin që femrat duhet të kenë kujdes për të kuptuar nëse partneri i tyre i tradhton.

Ajo tregoi se “ndryshimi i parë” i tyre është se fillojnë të kujdesen më shumë për veten te tyre. Teksa theksoi se rastet e tradhtive i ka hasur më tepër pas moshës 40-vjeçare.

Të lidhura

None found

“Kur vjen një kliente për të ndjekur partnerin, thotë kam parë ndryshme, ka filluar ta mbajë veten shumë, merret me telefonin, vjen vonë, është edhe neglizhenca ndaj partnerit. Por ndryshimi i parë është që fillojnë të mbajnë më shumë veten”, tha detektivja për “Euronews Albania”.