Nëse keni telashe me aknet, këshillat e mjekes Christie Kidd do t’ju ndihmojnë:
Ajo është dermatologe e bukurosheve të famshme dhe ka arritur ta çojë deri në perfeksion lëkurën e fytyrës së Kendall Jenner.
Dr. Christi Kidd ka arritur t’i zgjidhë të gjitha problemet e saj.
Dr. Kidd ka zbuluar që kur është fjala për lëkurën e papastër edhe gabimet më të vogla mund ta përkeqësojnë gjendjen.
Në rastin e këtillë duhet qenë shumë të kujdesshme dhe të zgjidhen në mënyrë të mençur produktet.
“Pilingët, brushat për pastrim, të cilat aktualisht janë shumë të popullarizuara edhe peshqirët e vrazhdë nuk duhet përdorur. Në atë mënyrë do ta irritoni lëkurën”, thotë ajo.
“Shpesh kërkojnë ndihmën time femrat të cilat kanë lëkurë problematike. E përbashkëta e tyre është se ato përdorin shumë produkte, duke besuar se ju ndihmojnë. Realiteti është se kjo është pikërisht ajo që ato i bëjnë më shumë dëm lëkurës.”
Përdorni produkte të thjeshta që funksionojnë – pastruesit e fytyrës me një strukturë xhelatinoze, maska hidratuese, si dhe kremra hidratues që kontrollojnë sekretimin e sebumit.