Dashuria, financat dhe shëndeti, shenja e horoskopit që do të “zhgënjehet” këtë javë

Dashi

Kjo javë do ju mundësojë të reflektoni për vitin që keni kaluar dhe për të menduar disa ndryshime për vitin e ri. Ju që jeni në një lidhje bëni kujdes nga Saturni i cili do ua ndërlikojë jetën. Do keni debate sidomos për shkak të xhelozisë së tepruar. Ju beqarët do zbuloni më në fund kënaqësitë e dashurisë. Do takoni dikë interesant dhe do e kuptoni se keni humbur kohë duke qëndruar vetë. Shëndeti do jetë në përgjithësi i mirë. Do jeni në formë dhe plot energji. Në planin financiar ka rrezik te përballeni me probleme. Mos merrni kredi por mundohuni t’iu kërkoni ndihme miqve. Në jetën profesionale do e keni më të lehtë të arrini atë që doni. Këmbëngulja juaj do jetë për t’u adhuruar.

Demi

Gjatë kësaj jave do jeni më rezistentë dhe shumë më të gatshëm për të bërë gjithçka që do ju sjellë kënaqësi. Për ju që keni një lidhje do jetë periudhë harmonike. Do përjetoni emocione të mëdha falë përkujdesjes dhe surprizave që do iu përgatisë partneri. Gjithsesi para se të merrni vendime me rëndësi reflektoni mirë. Ju beqarët do keni një takim të papritur dhe mund të merrni propozime romantike. Do jeni në forme të mirë fizike dhe morale. Mire është që të keni pak më shumë kujdes me ushqimet pikante. Perspektivat materiale do jenë të mrekullueshme. Do keni mundësi të kryeni edhe transaksionet që keni dashur. Në planin profesional tregohuni më të hapur dhe tentoni gjëra të reja. Mund t’ia dilni mbanë dhe të ndryshoni tërësisht të ardhmen.

Binjakët

Jupiteri dhe Mërkuri do ju ndihmojnë të ngjitni pikat më të larta dhe të arrini mrekullitë. Do jeni intelektualë dhe shumë të matur. Ju të dashuruarit ka rrezik që ditët e para të keni debate me partnerin dhe kjo mund të kërcënojë qëndrueshmërinë. Pranoni të diskutoni qetësisht në mënyrë që të gjeni një zgjidhje. Ju beqarët nuk duhet të shpresoni më kot të takoni personin e ëndrrave sepse nuk do keni fat. Shëndeti nuk do jetë problematik përveçse mund të ndiheni hera herës të lodhur. Gjeni kohen e duhur për të bërë ndonjë pushim të vogël. Klima në planin financiar do jetë paksa konfuze. Mendohuni mirë para se të bëni shpenzime të mëdha. Në punë, edhe pse do iu dalin pengesa përsëri do arrini në piken ku keni dëshiruar gjithmonë.

Gaforrja

Për fatin tuaj të mirë gjithçka do stabilizohet këtë javë. Ambienti në jetën tuaj në çift do jetë më i ngrohtë. E mërkura, e enjtja dhe e shtuna janë ditët ideale për të marrë edhe disa vendime ose për të bërë plane afatgjata. Ju beqarët do keni plot njohje, por nuk pritet të nisë ndonjë lidhje e jashtëzakonshme që do ju bëjë të drithëroheni. Buxheti do jetë më i ekuilibruar kështu që mund të përfitoni të hiqni edhe ndonjë para mënjanë. Për shëndet të mirë, duhet të keni kujdes me higjienën, duhet të flini më tepër dhe të ushqeheni në mënyrë të ekuilibruar. Në punë do jeni shumë të përqendruar dhe do arrini të gjitha objektivat që do i vini vetes.

Luani

Ka rrezik që gjatë kësaj jave të ndodhin incidente të ndryshme. Ju të dashuruarit do jeni të palogjikshëm dhe mund të bëni gjëra që do e lëndojnë tjetrin. Mos përfitoni nga dashamirësia e tij sepse në një moment ai mund t’iu braktisë përfundimisht. Ju beqarët do keni disa takime, por për fat të keq do përballeni me zhgënjime. Financat do jenë më shumë të trazuara sesa të stabilizuara. Nëse nuk e organizoni dot vetë këtë sektor kërkoni ndihmë nga specialistët. Gjendja shëndetësore do jetë më e mirë. Do keni energjinë që do ju nevojitet. Jeta profesionale do jetë e shkëlqyer sidomos nëse jeni jurist. Mund të keni përfitime shumë shpejt nga një punë që do nisni.

Virgjëresha

Me bekimin e yjeve, jeta juaj do jetë edhe më harmonike gjatë kësaj jave. Do dilni më shumë, do argëtoheni dhe do përjetoni ndjesi të paimagjinueshme ju të dashuruarit. Nëse jeni beqarë do jeni në kërkim të lidhjeve serioze dhe të rafinuara, çka nuk do ju mundësohet dot këtë periudhë. Sektori i financave do jetë tej mase i privilegjuar dhe situata do ketë përmirësime të konsiderueshme. Gjendja shëndetësore ka për të qenë shumë më e mirë se më parë dhe do e rifitoni energjinë e humbur. Në punë do ketë probleme, sfida, por edhe arritje të mëdha. Bëhuni gati për ndryshime të mëdha.

Peshorja

Gjatë kësaj jave do merrni frytet e gjithë punës që keni bërë dhe do ndiheni më krenarë për veten. Ka mundësi që jeta profesionale të hyjë në një fazë akoma më të privilegjuar. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni mjaft mirë me partnerin dhe do flasin më shumë me njeri-tjetrin. Duhet ta dini se komunikimi është baza e një lidhjeje. Ju beqarët do takoni pasionin së bashku me një dashuri të re. Shijojeni sa më shumë pa menduar sesa do të zgjasë. Në fund të fundit jeta është shumë e shkurtër. Përfitoni nga mbështetja e planetëve për të rregulluar problemet me financat. Nga fundi i javës mund të bëni edhe pak më shumë shpenzime. Shëndeti do jetë në përgjithësi i mirë. Ruani një ekuilibër ushqimor dhe shmangni kafen dhe çajin. Në punë do filloni një projekt të ri. Përgatiteni rrugën drejt suksesit.

Akrepi

Komunikoni, shprehini ndjenjat dhe mendimet dhe gjërat do ju ecin edhe më mirë gjatë kësaj jave. Nëse jeni në një lidhje do kërkoni të përmirësoni marrëdhënien me partnerin. Do ja bëni qejfin për çdo gjë dhe në fundjavë do ju duket sikur s’keni pasur ndonjëherë probleme. Ju beqarët do keni një takim dhe mbase edhe një lidhje. Kujdes mos u jepni menjëherë sepse nuk do jetë e qëndrueshme dhe do vuani. Dashuria e vërtetë do vijë pak më vonë. Financat do jenë për mrekulli dhe ju do bëni blerjet që keni menduar. Tregohuni edhe pak të matur. Për sa i përket shëndetit do jeni të nervozuar dhe të stresuar. Mundohuni të çlodheni herë pas here. Në punë do filloni këtë jave një projekt të ri dhe do ja dilni me sukses.

Shigjetari

Kjo javë do jetë më e qetë për ju. Do jeni shumë më kreativë dhe më origjinalë. Dëgjojeni zemrën, besojini vetes dhe aftësive tuaja sepse do dilni të fituar. Disa planetë do e mbrojnë marrëdhënien tuaj në çift. Do kaloni dite mjaft të bukura dhe të lumtura. Nëse keni menduar për një fëmijë kjo është periudha e duhur. Ju beqarët më shumë sesa për dashuri do keni nevojë për qëndrueshmëri dhe qetësi. Yjet do ju ndihmojnë. Financat do hyjnë në një periudhë mjaft të favorshme. Mos u bëni të paduruar sepse përmirësimi do vijë dalëngadalë. Rezistenca fizike nuk do jetë shumë e mirë. Merruni me ndonjë lloj sporti dhe çlodhuni sa më shumë. Optimizmi që keni në punë do ju çojë në rrugë të mbarë. Do keni edhe më shumë ambicie.

Bricjapi

Edhe pse presioni në çdo fushë do jetë i madh gjatë kësaj jave ju do mund t’iu bëni ballë dhe do arrini objektivat tuaja. Në planin sentimental do keni ndryshime mjaft pozitive ju që jeni në një lidhje. Marrëdhënia do stabilizohet dhe komunikimi do të shtohet. Pavarësisht se do jeni shumë të zënë do e gjeni i kohën që t’ia kushtoni të dashurit të zemrës. Venusi do ndezë dritën jeshile për ju beqarët. Më në fund do keni takimin e shumëpritur dhe jeta juaj do bëhet harmonike. Me financat duhet të tregoheni të matur që të mos e boshatisni buxhetin. Shëndeti në përgjithësi nuk do jetë aspak problematik. Në punë do e adhuroni dinamizmin dhe energjinë që keni. Po vazhduat kështu do arrini sukses të madh.

Ujori

Gjatë kësaj jave do jeni mjaftueshëm të vendosur dhe kurajozë. As optimizmi nuk do iu mungojë, por bëni pak kujdes nga siguria e tepërt në vetvete. Nëse keni një lidhje, pasioni do të rindizet dhe ju do ndiheni si mbi re. Edhe nëse keni pasur debate dhe mosmarrëveshje kohët e fundit do i zgjidhin dhe do rivendosin komunikimin. Ju beqarët duhet t’i shprehin ato që ndjeni për dike vetëm kur të jenë të sigurt që edhe ai iu pëlqen. Mos hidhni asnjë hap me pare. Financat do fillojnë të dobësohen pas sepse do iu duhet të bëni disa shpenzime urgjente ose disa miq mund t’iu kërkojnë hua. Shëndeti nuk do jetë ashtu si e prisnit. Mund të keni edhe disa probleme me mëlçinë. Mos neglizhoni asnjë shenjë dhe bëni kujdes me ushqimet që do konsumoni. Në pune ka ardhur koha që edhe ju të shfrytëzoni autoritetin që keni. Filloni pa frikë edhe një projekt të rëndësishëm.

Peshorja

Mërkuri do iu bëjë pak të nxituar gjatë kësaj jave, por Marsi nga ana tjetër do mundohet t’iu vëre fre. Që në fillim, bëni një liste me gjërat më prioritare dhe keni për ta parë sa e lehtë do jetë gjithçka. Ju të dashuruarit do keni ditë plot diell. Lërini pas krahëve konfliktet që keni pasur në të shkuarën dhe mendoni për të ardhmen. Nëse keni mundësi bëni edhe ndonjë udhëtim të shkurtër së bashku. Ju beqarët do joshni gjithë kohës dhe më në fund do arrini ta bëni për vete atë që pëlqeni. Me shpenzimet tregohuni më të kursyer sepse situata financiare nuk do jetë plotësisht e qëndrueshme. Saturni do influencojë negativisht tek shëndeti. Do keni shqetësime dhe dhimbje të shpeshta koke. Në pune do jeni më të organizuar dhe do e hidhni me maturi çdo hap. Bravo edhe për vendosmërinë që do keni.


Shtuar 14.03.2022 12:18