Categories: lifestyle

Çfarë përfitoni nëse falni

Ne gjithë jetën bartin barrën e atyre që na kanë lënduar
Dhe pas çdo personi të gabueshëm kjo barrë bëhet gjithnjë e më e madhe, aq e madhe sa që na pengon të jetojmë.

Mirëpo, ka edhe të tillë që nuk dinë të falin madje edhe atë tillë të cilët nuk e meritojnë, sepse e dinë që:

Të lidhura

None found

Kjo ndihmon të vazhdoni tutje

Mosfalja – do të thotë të mos i harrosh lëndimet, urrejtjen dhe pakënaqësinë. Kjo do të thotë që të mbash brenda vetes dhembjen. Ne vazhdimisht e sjellim në kokën tonë skenarin e atyre ngjarjeve, të cilat na kanë lënduar. Sërish dhe sërish, në vend që të përqendrohemi në perspektivat më të këndshme.

Falja, para së gjithash, ju nevojitet juve

Aty është esenca. Mendojmë që falja u takon personave të tjerë. Që ta heqin barrën nga vetja. Mirëpo, në të vërtetë, falja është e rëndësishme për ju personalisht. Nëse nuk falni nuk do të mundë të vazhdoni tutje.

Ju falni për t’u çliruar dhe për të mos jetuar në të kaluarën.

Falja patjetër duhet të jetë për të gjithë

Jo vetëm për ata të cilët kanë kërkuar falje. Në të kundërtën, ku qëndron kuptimi i faljes? Njerëzit me karakter të fortë ua falin madje edhe atyre, të cilët nuk e meritojnë një gjë të tillë.

Nëse nuk ndodh falja, zemërimi juaj i ndrydhur do të shprehet në njerëz të tjerë përreth jush dhe do të bëhet traumë dhe kompleks juaji, por edhe mosbesim në njerëz.

Të falësh do të thotë të çlirohesh

Vetëm pasi të falësh, ju do të pajtoheni me të kaluarën, që ajo të mos pengojë të ardhmen tuaj. Kur të çliroheni nga e kaluara dhe dhembja, ju do t’u lironi vend emocioneve dhe ndjenjave të reja.

Të falësh nuk do të thotë që duhet patjetër të jeni miq me ata të cilët ju kanë shkaktuar dhembje. Thjesht, ju e kuptoni që ata kanë lënë gjurmë dhe tani do të jetoni me atë vragë. Nuk do të prisni më nga njeriu, i cili ju ka thyer zemrën, të kthehet dhe çdo gjë të bëhet “ashtu siç ka qenë”. Do të filloni t’i shëroni vragat, pavarësisht nga ajo se a do të mbeten vragat. Vazhdoni të jetoni me vragat tuaja.

Të falësh nuk është triumf i padrejtësisë

Fjala është për krijimin e drejtësisë personale, karmës dhe fatit personal. Esenca qëndron aty që sërish të ngriheni në këmbët tuaja dhe të vendosni të mos jeni të palumtur për shkak të së kaluarës.

Të falësh është kuptimi i asaj që vragat tuaja nuk do të përcaktojnë të ardhmen tuaj. Të falësh nuk do të thotë që jeni dorëzuar. Ajo do të thotë që jeni të gatshëm të mblidhni forcën dhe të vazhdoni tutje.

të fundit

Rama ndan pamje nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS: Forca politike që do vulosi përkatësinë evropiane të Shqiperisë

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga mbledhja e cila u zhvillua këtë të martë…

8 minutes ago

Publikohet rezultati/ Ja kush largohet sonte nga Big Brother VIP Albania

Televotimi i kësaj jave në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka sjellë një përballje të fortë dhe mjaft të…

35 minutes ago

Një portret i Michael Jackson del në kinema, kushëriri i tij sjell historinë në jetë

Filmi biografik “Michael”, që pasqyron jetën e jashtëzakonshme të Mbretit të Popit, Michael Jackson, do të shfaqet premierë në kinema…

46 minutes ago

“Si qen i etur”/ Selin shpërthen ndaj Rogertit: O njeri i pa plotësuar në këtë jetë

Dita e sotme ka patur shumë debate në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Selin është…

1 hour ago

Gjermania paraqet 66 masa për uljen e kontributeve të sigurimit shëndetësor

Një komision ekspertësh paraqiti të hënën një plan me 66 pika që synon uljen e kontributeve të sigurimit shëndetësor gjithnjë…

1 hour ago

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, ja çfarë do të ndodhë me temperaurat

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të…

2 hours ago