Çfarë ka kaq seksi tek ty, bazuar në shenjën tënde

Dashi: Pasioni që kanë

Do ta ndiqni një Dash për gjatë gjithë jetës tuaj!  I pavarur dhe impulsiv, Dashi kërkon të jetë më kërkues nga jeta. Pasioni dhe impulsiviteti që ata kanë do t’ju marrë frymën. Mund të bëheni skllav i dëshirave dhe aventurave të tyre.

Demi: Suksesi i tyre

Ka ndonjë burrë apo grua më seksi sesa ata që mbarojnë një punë që u cakton? Për shkak të këmbënguljes së tyre, të lindurit e kësaj shenje tentojnë të jenë udhëheqës në çdo industri që futen. Ata pëlqejnë të rrethohen nga gjëra të mrekullueshme dhe duan të sigurohen që ju jeni një prej tyre.

Binjakët: Urtësia e tyre

Nëse kërkoni vetëm një fjalë të thuhet, kërkoni një Binjakë. Do dashuroni të gjeni një Binjakë që flet, tregimet e tyre janë shumë të bukura. Jini të kujdesshëm gjithsesi për të gjithë sharmin e tij, ata nuk janë të prirur të kenë gjuhë të mprehtë.

Kjo natyrë i bën të pakapshëm dhe të dëshiruar. Ata mund të largohen pa ju paralajmëruar dhe ju do të kuptoni se ishte kalimtare.

Gaforrja: Paparashikueshmëria e tyre

Gaforrja është me e paparashikueshmja nga shenjat. Nuk e dini kurrë se çfarë do merrni nga ata. Njerëzit e lindur në këtë shenjë janë midis pavarësisë dhe të qenurit shumë i ngjitur, të butë dhe të ashpër, herë shumë të dhënë pas jush dhe herë të tjera, shumë të ftohtë.

Shpirti i lirë i Gaforres nuk vjen pa një kosto që është paparashikueshmëria e tyre. Është ë vështirë të largoni një Gaforre.

Luani: Sharmi i tyre

Një Luan është dikush që ju takoni në një bar dhe mund të shkoni në shtëpi pa pirë asnjë gotë. Nëse nuk keni takuar ndonjëherë një Luan do ta kuptoni se sa keni humbur.

Të lindurit e kësaj shenje rrezatojnë energji dhe ngrohtësi. Për shkak të kësaj ata zhvillojnë një imazh shumë të mirë dhe egon e tyre. Nëse kjo ego zhvillohet më shumë seç duhet, një luan mund të bëhet i fiksuar për të qenë tërheqës. Duke e injoruar një luan për shumë kohë, mund ta bëjë atë të drejtohet te dikush tjetër.

Virgjëresha: Inteligjenca e tyre

Nëse je i mirë në lojërat e inteligjencës atëhere bën mirë të shkosh pas një virgjëreshe. Nuk ka asgjë më tërheqëse sesa një mashkull me të cilin mund të bësh biseda të tilla. Nëse jeni në shtrat apo në rrugë nuk ka rëndësi, një Virgjëreshë do të dijë gjithmonë të zgjidhë një problem. Ata që i përkasin kësaj shenje të habisin gjithmonë me një set veglash apo njohurish që e mbajnë gjithmonë me vete. Kanë shumë besim në vete dhe nuk i tremben sfidave. Bonus: janë dhe shumë besnikë.

Peshorja: Ndjeshmëria e tyre.

Nëse kërkon dikë që të kuptojë thellësinë e shpirtit tuaj atëhere kërkoni një Peshore. Njerëzit e lindur në këtë shenjë janë shumë të ndjeshëm dhe do mundohen t’ju njohin edhe nëse ju ndjeni se nuk keni më mistere për t’u zbuluar. Ata nuk janë njerëz të cilëve mund t’u ushtrosh presion kështu që nëse po kërkoni dikë mbi të cilin të keni kontroll, hiqni dorë nga peshorja. Kjo nuk do të thotë që ata nuk do të jenë pranë jush kur të keni nevojë.

Akrepi: Misterin

Njerëzit e lindur nën këtë shenjë mund të jenë të errët. Ata mund t’ju djegin më shpejt sesa mund t’ju bëjnë për vete. Ata janë perfekt për njerëz që kërkojnë marrëdhënie të komplikuara plot me ngjitje-zbritje. Të jetuarit jetën në mënyrën e tyre ekstreme është vërtet tunduese.

Shigjetari: Mirësia e tyre

Nëse tërhiqeni nga xhentilesa dhe natyra e ndjeshme njerëzore atëherë bëni mirë t’i gjeni vetes një Shigjetar. Njerëzit e kësaj shenje do t’ju zbusin me dashuri dhe ngrohtësi dhe do ju tregojnë shumë rreth vetes së tyre. Njëkohësisht një shigjetar tenton të hapet me këdo kështu që do t’ju duhet të mësoheni ta ndani atë me njerëz të tjerë. Nëse ju e gënjeni një Shigjetar atëhere duhet ta përgatisni veten tuaj për zhgënjimin që ai do të pësojë. Ata janë në kërkim të ndershmërisë dhe sinqeritet më shumë se kushdo tjetër.

Bricjapi: Qetësia e tyre

Kjo shenjë është shumë e qëndrueshme dhe stoike në besimet e saj. Ata nuk shprehen lehtësisht dhe buzët e tyre të kyçura do të krijojnë gjithmonë një hije misteri. A ka ndonjë gjë më joshëse se heshtja?

Ata gjithashtu janë shumë pasionantë kur shkojnë pas gjërave që duan. Por ana tjetër e dashurisë së tyre është një botë plot me urrejtje kështu që bëni kujdes.

Ujori: Lojërat e fjalëve

Njerëzit e lindur në shenjën e Ujorit janë sharmantë, pa e ditur këtë. Ata nuk janë domosdoshmërisht të sjellshëm ose të qetë, zakonisht janë e kundërta e kësaj. Ata kanë tendencën të dëshirojnë të jenë ndryshe, por ata janë në më të mirën e tyre kur nuk përpiqen të jenë dikush tjetër në përgjithësi.

Sjelljet, zakonet e tyre të vogla dhe mënyra unike e të qënurit është ajo që i bën tërheqës. Ujorët kanë një mënyrë ndryshe sesi e shohin jetën dhe njerëzit që duan.

Peshqit: Fleksibiliteti i tyre

Të lindurit e kësaj shenje janë shumë fleksibël. Ata janë të njohur për të qenë thellësisht emocional, për të mos e quajtur naiv. Por mos e ngatërroni naivitetin e tyre me pafajësinë. Ata kanë shpirtra të vjetra dhe dituria e tyre nuk është për tu anashkaluar, megjithatë, nëqoftëse ata kërcënohen, do t’ju sulmojnë.

Edhe pse ata nuk kanë asnjë problem të qëndrojnë në prapaskenë, nuk do t’i lejojnë njerëzit të ecin mbi ta.


Shtuar 25.06.2021 14:59