lifestyle

Çaj i ngrohtë apo çaj i ftohtë, cila është mënyra e duhur për të marrë 100% vlerat e tij

Për britanikët është një ritual i pandashëm i pasdites, për fqinjët tanë (jo edhe aq të afërt) turq një filxhan çaj është si një lloj aperitivi, një mënyrë e mirë për të nisur një bisedë, për t’i shprehur ndjenjat dikujt apo edhe për të marrë vendime të rëndësishmë. Po, për ne shqiptarët? Sigurisht që çaji i malit është ai që mbizotëron në tryezat e cilitdo prej nesh, ndonëse vitet e fundit në treg mund të gjeni lloje nga më të ndryshmet, madje edhe të shijoni pasditet në shoqërinë e çajit të fohtë. Mirëpo e keni pyetur veten se cili është më i shëndetëshëm: çaji i ftohtë apo çaji i ngrohtë? Gjithmonë jemi mësuar me idenë se ai i kryen edhe më mirë efektet e tij ku është ngrohtë, por kur është fjala për djegien e kalorive, duket se është e kundërta.

Në këtë përfundim ka dalë një studim zviceran në ”Universitetin e Friburgut”, të cilët janë përpjekur të mësojnë se cila do të ishte temperatura perfekte për të marrë rezultatin më të mirë në këtë drejtim. Studiuesit kanë analizuar një çaj shumë popullor veçanërisht në Amerikën e Jugut, Yerba Mate, që dallohet për përmbajtjen e lartë të kafeinës. Më pas u dhanë nga ky çaj, 500 ml, 5000 vullnetarëve të rekrutuar në këtë studim, disa prej të cilëve e kishin në temperaturën 3 gradë dhe të tjerët në 55 gradë. 90 minuta pas konsumit atyre ju matën disa parametra, presioni i gjakut, frekuenca kardiake, konsumi i oksigjenit, oksidimi i yndyrave dhe u krahasuan me ato të marra 50 minuta përpara konsumit. Rezultoi se konsumi energjetik kur çaji ishte pirë në temperaturën 3 gradë ishte 8.3% më i madh se sa kur çaji konsumohej i ngrohtë. Studimi është botuar në revistën ”Frontiers in Phisiology”dhe ndër të tjera provoi gjithashtu edhe se caji i ftohtë favorizon oksidimin e yndyrave dhe ul ngarkesën metabolike të zemrës.

Të lidhura

None found

të fundit

Bylisi zyrtarizon afrimin e ri vetëm dy ditë para startit të kampionatit

Kategoria e ParëPërmes postimit në rrjetet sociale, klubi i Bylisit ka zyrtarizuar afrimin më të ri në ekip, Guillaume Kaloniji…

2 minutes ago

Stuhi të fuqishme përfshijnë Toronton, përmbytje dhe dëme të rënda, mbi 50 mijë familje pa energji

Stuhi të forta goditën Toronton të mërkurën, duke shkaktuar përmbytje dhe dëme të mëdha në rrugët dhe infrastrukturën e qytetit…

9 minutes ago

Inteligjenca Artificiale rrit çmimet e telefonave, laptopëve dhe konsolave

Inteligjenca Artificiale po shtrenjton produktet teknologjike si telefonat inteligjentë, notebookët dhe konsolat e lojërave. Arsyeja: një pjesë e madhe e…

17 minutes ago

UN raises alarm over a historic El Niño: Risk of extreme weather spreading worldwide

Bota ka hyrë në një “zonë rreziku të motit ekstrem”, ndërsa ndikimet e El Niño kanë filluar të ndihen globalisht.…

22 minutes ago

Assassination in Mirdita, threat in Orikum and shooting in Korçë, DP: The state is being openly challenged by crime, Rama cannot hide behind “Renaissance 2.0

Partia Demokratike ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjet kriminale të ndodhura së fundmi në vend. PD thekson…

22 minutes ago

Berisha to travel to the US on Friday, agenda and accompanying delegation revealed

Sali Berisha do të udhëtojë në SHBA të premten, ku do të marrë pjesë në disa aktivitete të planifikuara, në…

23 minutes ago