Botoksi në ballë pëlqehet gjithnjë e më shumë nga të rinjtë. Arsyeja? Me një aplikim të vetëm, mund të “bllokoni” dhe parandaloni krijimin e rrudhave në ballë dhe rreth syve, por edhe të ngrini mimikën e fytyrës suaj, nëse keni shumë shprehi.. Natyrisht, si çdo trajtim i mjekësisë estetike, kërkohet kujdes. Ja ç’duhet të dini sipas ekspertëve:
“Trajtimi me toksinën botulinum është ndër procedurat më të përhapura në botën e mjekësisë estetike, por si të gjitha trajtimet mjekësore ai kërkon disa masa paraprake. Në ditët para trajtimit duhet të shmangni marrjen e barnave anti-inflamatore ose relaksuese të muskujve dhe është e rëndësishme t’i komunikoni mjekut tuaj çdo alergji dhe terapi të vazhdueshme, pasi disa antibiotikë mund të ndërveprojnë me toksinën. Dhimbjet janë minimale nëse përdoret mpirës dhe nuk ngelen shenja”, shpjegon Dr. Camilla di Pasquali, Drejtoreshë Mjekësie dhe themelues i Botox Bar «Jo vetëm kaq. Pas kryerjes së trajtimit me Botox në ballë, do të jetë gjithashtu e nevojshme të ndiqen masa paraprake si mosmbajtja e kapeleve, lidhëseve që shtrëngojnë flokët et., për të paktën tre ditë. Shmangni çdo aktivitet që ju kërkon të qëndroni me kokë poshtë, si yoga apo pilates dhe në fund shmangni “rrudhosjen” e zonës së trajtuar me eksfoliantët mekanikë si scrub-et”. Arsyeja? “Toksina mund të përhapet në muskuj që nuk janë objektivi i trajtimit”.
Përfitimet për rrudhat e konturit të ballit dhe syve
Ndër avantazhet kryesore të Botox-it në ballë është sigurisht reduktimi i rrudhave dinamike, pra të gjitha atyre rrudhave që krijohen gjatë kryerjes së lëvizjeve të mëdha ekspresive. Në fakt, me kalimin e kohës muskujt e përdorur mund të bëhen të hipertonizuar, ose të jenë tkurrur, dhe pikërisht në këto raste na ndihmon toksina botulinum”.
Si? “Duke relaksuar muskujt dhe duke shmangur mekanikisht që shtresa derma e lëkurës në atë zonë t’i nënshtrohet stresit të vazhdueshëm”, shpjegon ekspertja.
“Botoksi sjell efekte edhe në teksturën e lëkurës, duke i dhënë një pamje më kompakte dhe të lëmuar, si dhe në prodhimin e sebumit, duke ndihmuar në bllokimin e hiperhidrozës (djersitjes së tepërt) së fytyrës, duarve, këmbëve dhe sqetullave (nëse aplikohet aty)”, specifikon ekspertja.
“Toksina e botulinumit është një medikament injektues, prandaj administrohet në zonat që do të trajtohen me mikroinjeksione që ndryshojnë sipas nevojave të pacientit”, vijon ajo.
Kohëzgjatja e efektit relaksues të muskujve është afërsisht katër muaj, por përfitimi mund të vazhdojë deri në gjashtë muaj, prandaj nuk rekomandohet të përsëritet trajtimi para kësaj periudhe kohore, duke shmangur gjithashtu zhvillimin e rezistencës ndaj krijohen toksina ose rezultate të panatyrshme”.
Çfarë duhet të bëni nëse doni të “ktheheni prapa”
“Ndryshe nga mbushësit me acid hialuronik, për të cilët është e mundur të kryhet hialuronidaza për të shmangur një rezultat të padëshiruar, për Botox-in nuk ka “antidot”” – specifikon Dr. Camilla di Pasquali “Aktivizimi maksimal i toksinës zgjat rreth dy muaj, pas së cilës rezultati do të natyralizohet, duke u kthyer ngadalë në lëvizshmëri më të plotë. Ajo që është thelbësore është të mbështetemi në duart e ekspertëve, të cilët i njohin mirë karakteristikat e toksinës dhe janë në gjendje të formulojnë diagnozën dhe administrimin më të saktë, pa nënvlerësuar rreziqet e mjekësisë estetike”, përfundon ekspertja./Living