Bima që na ndihmon të forcojmë kujtesën tonë, thjesht e nuhasim

Të gjithë mund të kemi probleme me kujtesën tonë por ja që edhe zgjidhja për një kujtesë shumë të mirë tashmë është gjendur.

Studentët që janë në sezon provimesh mund të forcojnë kujtesën duke nuhatur aromën e rozmarinës. Kjo bimë me gjethe të imëta si hala e me erë të këndshme, që përdoren në gjellë ose për të nxjerrë prej tyre një lloj vaji, është konsideruar si erëza që forcon memorien.

Sipas Gazeta Shëndeti në Greqinë e Lashtë, studentët vendosnin degëza rozmarine kur kishin testime, për të pasur performancë më të mirë.

STUDIMI:

Tani hulumtuesit shkencorë në Universitetin Northumbria kanë zbuluar se vajrat esencialë të rozmarinës janë të mirë edhe për kujtesën e fëmijës.

40 fëmijë të moshës 10-11 vjeç kryen një sërë testesh të memories. Fëmijët u ndanë në dy grupe (në mënyrë rastësore), dhe u futën në dy klasa të ndryshme, ku tek njëra prej tyre kishin shpërndarë vaj rozmarine.

Fëmijët u testuan në mënyrë individuale. Pas prezantimit, studiuesi i thotë fëmijës: Je këtu për të luajtur disa lojëra me kujtesën. Të lutem, mos ji nervoz dhe përpiqu të bësh më të mirën për të kujtuar atë çfarë do të të pyes”.

Fëmijët që ishin tek klasa me aromën e rozmarinës arritën rezultate më të mira se bashkëmoshatarët e tyre./albeu.com