Astrologu shqiptar tensionon të burgosurit: Ja cila shenjë e Horoskopit do të lirohet

Tashmë jemi në stinën e verës dhe argëtimi është dëshira e të gjithëve. Dikush zgjedh detin, dikush malin, pra të gjithë e duan ta shijojnë natyrën dhe lirinë. Kur bëhet fjalë për këtë të fundit ka lajme të mira nga Zodiaku, pasi të burgosurit që i përkasin shenjës së Binjakëve do të ketë shumë shance që të lirohen këtë verë.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, astrologu Hysgen Dauti tha se shumica prej tyre do të kenë mundësinë të prekin lirinë.

“Binjakët aktualisht janë në krizë ekonomike, por do të kenë plane shumë të mira lidhur me financat. Do të kenë lajme të mira lidhur me partneritet. Do i rekomandoja lidhur me bashkëjetesën ta merrnin përsipër, sepse është një ndihmë e mirë për paqen e brendshme. Ndërkohë, lidhur me financat duhet të bëjnë pak durim. Do duhet të punojnë. Por kanë një favorizim shumë të madh nga Jupiteri, që i bën ata të zgjerojnë horizontit, të përfitojnë nga kontratat e punës apo nga ligjet për të ikur jashtë. Edhe për Binjakët që janë në burg, shumica e tyre do të lirohen këtë verë.

Te dashuria ta përjetojnë sa më qetë krizat në çift. Nëse janë në një lidhje afatgjate dhe ja vlen për të qendruar duhet ta mendojnë mire”, tha ai.

Shtuar 30.06.2022 12:58