Evropa, është jo vetëm vendlindja e birrës moderne, por edhe zemra e traditës së saj më të rafinuar.
Në çdo cep të kontinentit, nga pub-et e Londrës deri te manastiret e Bavarisë dhe kantinat e Bohemisë, birra nuk është thjesht një pije, por pjesë e identitetit.
Në gjashtë vitet e fundit ndër këto vende, Republika Çeke konsiderohet si një nga shembujt kryesorë, përmes prodhimit dhe konsumit të saj të lartë.
Njohuritë për birrën dhe gjithçka që lidhet me të këtu janë thjesht mahnitëse, thotë një prodhues që ka ardhur nga Australia Jugore për të marrë edhe më shumë eksperiencë.
Kur u pyet se me kë kishte lënë takim për trajnimin ai tha: Po flas për njerëz të zakonshëm, ata bisedojnë për birrën në të njëjtën mënyrë siç mund të fliste, të themi, në Australi, një birrë-bërës profesionist.
Republika Çeke dhe konkretisht Bohemia, rajoni i saj më perëndimor ka qenë prej kohësh e famshme për birrën e saj “Pivo”.
Vendasit e kanë prodhuar këtë pije që të paktën nga viti 993 i erës sonë.
Çekët konsumojnë më shumë birrë për frymë se çdo komb tjetër në Tokë dhe pothuajse dyfish më shumë se kombi i dytë më konsumator i saj që është Austria.