lifestyle

Arsyet pse duhet të shmangni dushin gjatë rrufeve

Largohuni nga deti ose pylli, kërkoni menjëherë një strehë të sigurt, por asnjëherë nën një pemë, veçanërisht nëse jeni të izoluar. Tashmë kemi mësuar se si të qëndrojmë larg rrufesë kur ndodhemi në qiell të hapur, sidomos pas datës 15 gusht, kur vjen moti i keq për të na kujtuar se vera po mbaron.

UJI DHE METAL: Por kur ndihemi të sigurt në shtëpinë tonë? Edhe pse gjasat për t’u goditur nga rrufeja janë shumë të vogla, gjatë një stuhie duhet të shmangim çdo kontakt me ujësjellësin dhe ujin e rrjedhshëm. Me fjalë të tjera, mos bëni kurrë dush ose banjë, ose të lani enët. James Rawling, profesor i fizikës në Universitetin Nottingham Trent, e shpjegon këtë në një artikull të botuar në “The Conversation”.

Të lidhura

None found

“Nëse rrufeja godet një shtëpi, ajo mund të kalojë lehtësisht përmes sistemit hidraulik të një ndërtese, pasi tubat metalikë dhe uji (rreziku është më i vogël me ato plastike) janë përçues elektrikë par excellence. Dhe pikërisht në dush në banjën tonë janë të dyja materialet”, shpjegon James Rawling.

PËRÇUES ELEKTRIKË: Rrufeja mund të kalojë përmes sistemeve elektrike dhe sistemeve të marrjes së radios dhe televizionit. Prandaj duhet shmangim përdorimin e çdo gjëje që është e lidhur me një prizë elektrike: kompjuter, TV, lavatriçe, pjatalarëse, sobë. Të mbështetesh pas mureve të shtëpisë ose të shtrihesh në dysheme nuk është gjithashtu një ide e mirë. Betoni nuk është përçues, por mund të bëhet i tillë nëse është me armaturë me përforcim metalik.

“Rregulli i përgjithshëm është se kur dëgjojmë bubullima në distancë, edhe nëse nuk bie ende shi, kjo do të thotë se stuhia është mjaft afër që të mund të rrezikojë të arrihet nga rrufeja (rrufeja mund të lëshohet në 16 kilometra larg nga stuhia mëmë). Kjo është arsyeja pse do të ishte më e kujdesshme të ktheheshim në dush gjysmë ore, pasi të kishim dëgjuar bubullimën e vetëtimës së fundit”, përfundon James Rawling. /A2CNN

të fundit

LDK will participate in the September 9 constitutive session, despite internal debates

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të mblidhet sot me fillim nga ora 13:00. Kjo u konfirmua nga…

1 minute ago

Seanca ndaj Shehollit, Rashiq rrëfen kërcënimet që morën bashkëpunëtorët: U paraqit si punonjës i BIA-s

Fatmir Sheholli, në seancën e parë dëgjimore ndaj tij, është deklaruar i pafajshëm për veprat penale “Spiunazhi” dhe “Shantazhi”. Në…

2 minutes ago

More than 14,000 court hearings a year, Salihu: A major challenge for Pristina prosecutors

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përveç lëndëve të shumta e numrit të pakët të prokurorëve, sfidë tjetër ka edhe numrin e…

2 minutes ago

Arben Gashi i përgjigjet Nenad Rashiqit: “Ajo që kam thënë është e vërtetë

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i është kundërpërgjigjur ministrit në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, pas deklaratave të…

2 minutes ago

Quni denies the existence of factions in the LDK: Internal debate is a sign of vitality

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka mohuar se brenda partisë ekzistojnë grupe të ndara, duke thënë…

2 minutes ago

EU pledges to support security for all groups in Kosovo

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, është takuar me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,…

3 minutes ago