Ka disa mënyra për t’u mbrojtur nga rrufetë. Nëse jeni jashtë mos qëndroni poshtë një peme. Tashmë kemi mësuar se si të qëndrojmë larg rrufesë kur ndodhemi në qiell të hapur, sidomos pas datës 15 gusht, kur vjen moti i keq për të na kujtuar se vera po mbaron. Por ka dhe një “sekret” tjetër. Mos u lani nëse ka rrufe. Pse?
Uji dhe metali
None found
Edhe pse gjasat për t’u goditur nga rrufeja janë shumë të vogla, gjatë një stuhie duhet të shmangim çdo kontakt me ujësjellësin dhe ujin e rrjedhshëm. Me fjalë të tjera, mos bëni kurrë dush, as mos lani enët. James Rawling, profesor i fizikës në Universitetin Nottingham Trent, e shpjegon këtë në një artikull të botuar në “The Conversation”.
“Nëse rrufeja godet një shtëpi, ajo mund të kalojë lehtësisht përmes sistemit hidraulik të një ndërtese, pasi tubat metalikë dhe uji (rreziku është më i vogël me ato plastike) janë përçues elektrikë. Dhe pikërisht në dush në banjën tonë janë të dyja materialet”, shpjegon ai.
Përçues elektrikë
Rrufeja mund të kalojë përmes sistemeve elektrike dhe sistemeve të marrjes së radios apo televizionit. Prandaj duhet shmangim përdorimin e çdo gjëje që është e lidhur me një prizë elektrike, kompjuter, TV, lavatriçe, lavastovilje, sobë. Të mbështetesh pas mureve të shtëpisë ose të shtrihesh në dysheme nuk është gjithashtu një ide e mirë. Betoni nuk është përçues, por mund të bëhet i tillë nëse është me armaturë apo përforcim metalik.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, duke përcjell mesazhe urimi për festën e Ilindenit, thekson faktin se ideali i Manifestit të…
Real Madridi vazhdon punën për transferimin e Rodrit nga Manchester City dhe tashmë ka përcaktuar shumën që është i gatshëm…
Bianca Censori ka rikthyer vëmendjen e mediave dhe ndjekësve me një set të ri fotografik, ku shfaqet me një veshje…
Dënimi i një 19-vjeçari norvegjez nga gjykata Old Bailey në Londër, për komplot me qëllim vrasjen në West Yorkshire, ka…
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka dhënë një intervistë për Tik-Tokerin e njohur, Max Klymenko, gjatë samitit të NATO-s që…
Nga Endri Xhafo Unë zakonisht ç’mendoj për një film që më pëlqen, e shkruaj me 2 rreshta kur dal nga…