Patatet kanë shumë cilësi të mira, por nëse i konsumojmë gabim, mund të kthehen në një rrezik për shëndetin. Nëse patatet lëshojnë sythe, duhet t’i hidhni menjëherë. Patatet që kanë mbirë, përmbajnë solaninë, një alkaloid i prodhuar nga vetë bima për të mbajtur larg insektet dhe kërpudhat. Nëse ky përbërës konsumohet në doza të mëdha, kthehet në një rrezik për trupin tonë duke shkaktuar toksikim ushqimor. Mes simptomave të këtij të fundit të cilat shfaqen pas 8-12 orësh përfshihen të vjellat, dhimbja e fytit, ngërçe në stomak, dhimbje koke dhe marrje mendsh. Në raste të rënda, mund të ketë edhe haluçinacione, paraliza dhe ethe.
Kushtet që favorizojnë solaninën
Ekzistojnë disa kushte që favorizojnë një rritje të përqendrimit të solaninës, mes tyre ngjyra e gjelbërt e zhardhokëve e provokuar nga ekspozimi ndaj dritës dhe mbirja. Nuk duhet të bazoheni në iluzionin se për t’i gatuar ato, është e mjaftueshme t’u hiqni pjesët e mbira. Por për ta degraduar duhen temperatura shumë të larta (243 gradë Celsius).
Parandaloni formimin e zhardhokëve
=Për të shmangur këto rreziqe, është mirë të ndiqni këto këshilla:
=Ruajjini patatet në errësirë, në një vend të freskët (7-10 gradë), larg lagështirës, nëpër qese rrjet ose letre, por jo plastike pasi rrezikohet myku.
=Shmangni ato me lëkurë të rrudhur ose të dhëmbëzuar.
=Eliminoni gjithmonë para gatimit çdo shenjë qelize.
=Kushtojini vëmendje çdo ndryshimi të shijes, çdo hidhërim apo shije pikante e mundshme, që acaron gjuhën dhe qiellzën.