A është e nevojshme të bëni dush çdo ditë? Mjekët përgjigjen!

Mendojeni pak: Keni qenë gjithë ditën në shtrat, për pak afron darka dhe ju pyesni veten: “A duhet patjetër të lahem sot?” Pastaj kupton se kanë kaluar dy ditë që kur jeni larë për herë të fundit dhe pyesni se sa shpesh duhet të laheni në përgjithësi.

“Nëse nuk keni bërë dush këtë mëngjes, për shumicën e njerëzve nuk ka absolutisht asnjë rrezik apo problem të madh shëndetësor”, thotë dr. Edison de Mello. “Sigurisht, në rastin më të keq mund të djersini pak dhe të keni erë trupit. Kjo varet edhe nga trupat e njerëzve. Sidoqoftë, një dush çdo ditë nuk është i nevojshëm.”

Të bësh dush çdo ditë, jo vetëm që është e panevojshme, por mund të ndihet si e pamundur për disa njerëz. Sindroma e shmangies së dushit – shpesh e njohur si ablutofobia – është një formë ankthi që shfaqet në formën e frikës ndaj larjes. Për njerëzit pa këtë fobi, por që kanë nevojë për dy ditë për “të grumbulluar energji për t’u larë”, ekspertët thonë se nuk do ndikojë në ndonjë mënyrë dramatike në shëndetin fizik.

Sa shpesh duhet të bëni dush gjithashtu varet nga lloji i lëkurës tuaj dhe nivelet e aktivitetit. Është e rëndësishme të dini kur dhe si të bëni dush për trupin tuaj dhe mënyrën e jetesës që keni. Nëse orët e gjata në punë ju bëjnë të djersiteni çdo ditë, dushi më shpesh ndoshta do t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë dhe më të pastër. A është lëkura juaj e prirur të jetë super e thatë? Siguroni hidratim shtesë pasi të laheni.

Ndonëse nuk ka ndonjë efekt të rëndësishën anësor në anashkalimin e një dushi, ka disa efekte në rastet kur ju laheni edhe më rrallë se 1 herë në dy, maksimumi 3 ditë. Disa nga pasojat mund të përfshijnë: shtim të baktereve të mira dhe të këqija, rritja e mundësisë për sëmundje, acarim i lëkurës në akne, tharje e lëkurës, erë jo e mirë, yndyrë e tepërt etj.


Shtuar 14.06.2021 08:28