A e dini se kafeja dhe çaji jeshil rrisin jetëgjatësinë tek personat që vuajnë nga kjo sëmundje

Studime të shumta janë bërë në lidhje me efektin e kafesë dhe çajit tek personat diabetikë ose tek ata, që vuajnë nga sëmundjet e zemrës.

Studimi më i ri, i bërë së fundmi tregon se njerëzit, që vuajnë nga tipi 2 i diabetit gjithashtu mund t’i kenë këto përfitime. Pirja e çajit jeshil dhe kafesë është e lidhur me një rrezik të zvogëluar të vdekjes së parakohshme tek njerëzit me tipin 2 të diabetit.

Studimi i kryer në Japoni dhe i botuar në “BMJ Open Diabetes Research and Care”, përfshiu pothuajse 5.000 diabetikë me një moshë mesatare 66 vjeç, të cilët u vëzhguan për 5 vjet. Shkencëtarët kishin analizuar personat, që kanë konsumuar këto dy pije dhe efektin tek shëndeti i tyre.

Sipas rezultateve, njerëzit me diabet tipi 2, të cilët pinin një filxhan çaj jeshil në ditë, zvogëluan rrezikun e vdekjes për 15%, dy deri në tre filxhanë për 27%, dhe katër filxhanë në ditë çaj të gjelbër për 40%. Të dhëna të ngjashme u vërejtën edhe tek përdorimi i kafesë.

Në bazë të studimit, kur çaji jeshil alternon me kafenë, efekti rritet. Kështu, kombinimi i 2 filxhanëve çaj jeshil dhe 2 filxhanëve kafe në ditë, zvogëlonin rrezikun e vdekjes së parakohshme për 51%, ndërsa konsumimi i 4 filxhanëve çaj të gjelbër dhe katër filxhanëve kafe zvogëlonin rrezikun për 63%.

Autorët e këtij studimi treguan që çaji jeshil dhe kafeja përmbajnë shumë antioksidantë dhe përbërës të tjerë anti-inflamatorë, që shpjegojnë potencialisht faktin se përdorimi i tyre shoqërohet me një zvogëlim të dukshëm të vdekjes.

 


Shtuar 22.06.2022 08:41