lifestyle

6 produkte të përditshme që i keni në shtëpi, por nuk e keni ditur se luftojnë më së miri mykun e thonjve

Myku është prezent brenda dhe jashtë trupit pranë baktereve të ndryshme. Kur një sëmundja kërpudhore fillon të rritet së tepërmi atëherë mund të merrni infeksion.

Nëse jeni i shëndetshëm, një infeksion mykotik në thonj mbase nuk mund t’iu shkaktojë probleme serioze. Por megjithatë mund të bëjë që thonjtë tuaj të duken keq, t’iu dhembin ose të dëmtojë shtratin e thonjve. Nëse lihet pa u kuruar, myku i këmbëve mund të shkaktojë çarje të thoit në shtresa madje mund të çojë në zhdukje totale të thoit.

Të lidhura

None found

Lëngu i limonit ka si veti antiseptike, po ashtu lufton edhe mykun. Acidi citrik tek lëngu i limonit do të pengojë përhapjen e mykut në thua. Aplikoni lëng të freskët limoni në zonën e infektuar. Lëreni për rreth 30 minuta përpara se ta shplani me ujë të ngrohtë. Një tjetër mënyrë është të miksoni sasi të njejta të lëngut të limonit me vaj ulliri dhe të masazhonizonën e infektuar. Lëreni për pak orë para se ta shplani. Vaji i ullirit do t’ju ybusë lëkurën, ndërkohë që lëngu i limonit do të pengojë përhapjen e mëtejshme të mykut. Përdorni këto metoda çdo ditë për mbi një muaj ose më gjatë derisa të shihni rezultate pozitive.

Vaji i rigonit ka veti antiseptike, antibakteriale, antiparazitike, antivirale, dhe kundër mykut. Kjo e bën këtë vaj një trajtues efektiv për mykun e thojve Përzieni dy pika vaj rigoni me një lugë vaj ulliri. Aplikojeni këtë përzierje në zonën e prekur. Lëreni të paktën 30 minuta. Më pas shplajini duart apo këmbët dhe thajini mirë. Përsëriteni këtë dy herë në ditë për tri javë.

Uthulla e mollës ndihmon në parandalimin e përhapjes së mykut tek thonjtë, vret bakteret dhe mykun. Përzieni sasi të barabarta të uthullës së mollës me ujin. Futuni thonjtë në të për 30′ në ditë. Më pas thajini mirë duart apo këmbët. Nëse do ta përdorni këtë metodë për disa javë do të shihni ndryshim të madh.

Listerina vret bakteriet në gojë, por mund të vrasë dhe bakteriet tek thonjtë. Ajo përmban alkool dhe përbërës të tjerë të cilat së bashku mudn të veprojnë si antiseptik i forte për të vrarë bakteriet e dëmshme dhe kërpudhat. Në një enë hidhni listerinë dhe uthull të bardhë nësasi të barabarta. Fusni pjesët e prekura dhe lërini për 30 minuta. Fërkoni thonjtë butësisht Shplajini dhe thajini mirë. Përsëriteni këtë metodë një apo dy here në javë derisa të pastrohet infeksioni.

Soda e bukës përdoret për të kuruar mykun e thojve si dhe për neutralizimin e erës të keqe të këmbëve. Shtoni gjysmë filxhani sodë buke, çerek filxhani me peroksid hidrogjeni 3% dhe gjysmë filxhani kripë deti në 4 filxhanë ujë të ngrohtë. Përziejini mire së bashku dhe më pas shtoni çerek filxhani uthull të basrdhë. Zhytini këmbët apo duart në përbërje për 10 minuta. Më pas shplajini me ujë të pastër dhe thajini mire me peshqir. Përsëriteni procesin dy herë në ditë për disa javë.

Hudhra e njohur si antibiotik natyror përmban një substancë që quhet alicinë dhe që ka veti të luftojë mykun. Për të trajtuar mykun e thonjve tuaj miksoni vaj hudhre me uthull të barhe në sasi të njëjta. Aplikojeni këtë përzierje në zonat e infektuara dhe mbulojeni me një fashë. Lëreni për pakë ndoshta tërë natën. Përsëriteni çdo ditë derisa të largohet infeksioni. (Nëse nuk gjeni vaj hudhre atëherë mund ta përgatisni vetë duke skuqur dy thelpinj hudhra në dy lugë vaj ulliri. Më pas kullojin vajin. Lëreni të ftohet). Mund të hani dhe 1­2 thelpinj hudhra në ditë.

të fundit

The homeland remains the homeland, even when it causes you pain” / Auron Tare denounces the abandonment of the foundations of Mitrush Kuteli’s house

Historiani dhe studiuesi Auron Tare ka publikuar pamje nga rrënojat e shtëpisë së shkrimtarit të njohur shqiptar Mitrush Kuteli, duke…

22 seconds ago

Suspect arrested for planning an attack on Polish prime minister hours after emergency security meeting

Policia në Poloni ka arrestuar një person të dyshuar për kërcënimin dhe planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk,…

50 seconds ago

Kush do të jenë opinionistët e BBV6? Ky detaj ngre dyshimet për emrat e tyre

Një deklaratë e Selin Bollatit në emisionin “Goca dhe Gra” ka ngritur pikëpyetje mbi emrat që mund të ulen në…

2 minutes ago

Angli/ Ndryshimet në ligjin e emigracionit synojnë t’i japin fund bllokimit të dëbimeve përmes Konventës Evropiane

Kriminelët e huaj dhe emigrantët e tjerë nuk do të përfitojnë më nga paraqitja e rreme e rrethanave të tyre…

10 minutes ago

Isaias lë katër të vdekur dhe rreth 600 mijë subjekte pa energji në jug të SHBA-së

Stuhia tropikale Isaias ka shkaktuar të paktën katër viktima në jug të Shteteve të Bashkuara, ndërsa qindra mijëra banesa dhe…

10 minutes ago

PS mbledh të mërkurën grupin parlamentar dhe kabinetin qeveritar, zbardhet njoftimi për deputetët

Partia Socialiste do të zhvillojë të mërkurën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS dhe kabinetit qeveritar. Gazetarja e…

14 minutes ago