Një infeksion mykotik është një myk i cili futet në thonjtë e gishtave të dorës, të këmbës apo në lëkurën nën thua, zakonisht përmes një prerje të vogël.Thonjtë e infektuar të këmbës zakonisht marrin ngjyrë të bardhë ose të verdhë. Myku ushqehet me keratinën që gjendet në lëkurë. Mikrosporet që ndërfuten në shtresën e lëkurës, higjena jo e duhur, përdorimi i gjatë i këpucëve, ngrohtësia, lagështia dhe errësira favorizojnë shfaqjen dhe zhvillimin e infeksionit mykotik.
Por pavarësisht kësaj ju mund të kuroni mykun e thonjve edhe në kushte shtëpie :
None found
1.Uthulla e mollës : Uthulla e mollës është një ndër ilaçet natyrale më të mira për të kuruar mykun e thonjve. Veprimi i saj acidifikues, i përzier me atë të sodës së bukës luftojnë bakteret funginale të thonjve.
Mbushni një legen me ujë të vakët. Shtoni 1 gotë uji me thull molle dhe mbani këmbët për afro 15 minuta. Më pas shtoni 5 lugë sodë buke dhe mbajini edhe 15 minuta të tjera . Më pas fshini këmbët me një copë pambuku. Ky veprim duhet përsëritur dy deri në tre herë në javë.
2.Vaji i pemës së çajit (Tea tree oil) : Vaji i pemës së çajit ka venti antikmykotike dhe antibakteriale shumë të forta. Ai shërben për të kuruar mykun e thonjve, kruarjet, lëkurën e mavijsour poshtë shputës dhe morthin.
Duke qenë se vaji i pemës së çajit është shumë i koncentruar, ai duhet të hollohet para përdorimit. Bashkoni një lugë gjelle me vaj të çajit të pemës, gjysmë luge vaj ulliri dhe gjysmë luge vaj esencial portokalli. Përzieni të tri vajërat derisa masa të lidhet. Me ndihmën e një tamponi pambuku ose garzë sterile lyeni thonjtë e dëmtuar dhe mbajeni për 30 minuta.
Gjithashtu mund të mbushni një legen me ujë të vakët dhe të hidhni 4- 5 pika vaji të pemës së çajit. Mbajini për 15- 20 minuta. Këto dy receta duhen përdorur 2 herë në javë.
Olimpija Ljubjana ka marrë fitoren përballë Kalcer Radomije [...]Read More...
Rrënimi i ndërtimeve pa leje pranë liqenit të Ujmanit po vazhdon, ndërsa Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor paralajmëron ndërhyrje…
Prej orës 14:00 vijon protesta qytetare kundër qeverisë. Pas qëndrimit për disa orë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë zhvendosur…
Mbrojtësi i Kosovës, Ron Raçi, ishte vendimtar të shtunën mbrëma në fitoren e Hajdukut të Splitit. Raçi e realizoi golin…
Lazio ka regjistruar tjetër fitore, duke konfirmuar formën e mirë dhe duke vazhduar të qëndrojë në krye të renditjes me…
Një 56-vjeçar nga fshati Grad i Dellçevës është privuar nga liria nën dyshimin për kryerjen e gjuetisë së paligjshme. Sipas…