Ato nuk e kanë zemrën gur, por me to më shumë se me çdo shenjë tjetër të Zodiakut është shumë e vështë të biesh në dashuri, t’ja fitosh zemrën me sjellje të mirë apo me shprehje dhe simbole dashurie. Por, nëse ju jeni aktualisht në një lidhje dashurie ose jeni kërkim të njeriut të zemrës, bëni mirë që t’i hidhni një sy këtij shkrimi për të zbuluar pesë shenjat zodiakale me të cilat është e vështirë të biesh në dashuri.
Virgjëresha
None found
Është ndoshta shenja më e pavarur e Zodiakut! Ato i afrohen marrëdhënieve nisur nga një pozicion shumë analitik dhe pothuajse menaxherial. Edhe nëse nuk është e qëllimshme, Virgjëresha mban automatikisht shumicën e njerëzve rrotull vetes derisa të jetë e sigurt se mund t’i besojë ato. Prandaj, ata nuk janë njerëzit më të lehtë, me të cilët mund të biesh në dashuri. Që të duash një person të kësaj shenje, duhet së pari të heqësh dorë nga muret që vendos Virgjëresha, gjë që nuk është në natyrën e saj. Por, pasi e bëjnë këtë hap, ata janë partnerë të jashtëzakonshëm. E deri sa kjo të ndodhë, do të marrë shumë po shumë kohë për të mbërritur në rezultatin final.
Akrepi
Janë mbretëreshat që nuk e dinë se çfarë duan. Ata luhaten si në të nxehtë dhe në të ftohtë, dhe kjo i bën ata vërtetë të vështirë për t’i dashur. Një Akrep mund të jetë një partner tepër i paqëndrueshëm. Për sa kohë që një person i kësaj shenje nuk maturohet emocionalisht, thjesht nuk është gati për një marrëdhënie të sinqertë dhe të gjatë.
Shigjetari
Nëse ka një shenjë më të paqëndrueshme dhe impulsive, në vend të parë janë të lindurit e kësaj shenje. Në një kuptim, kjo i bën ata partnerë shumë stimulues. Kushdo që rri me ta, kurrë nuk do të ndihet keq apo i mërzitur. Ata ndjekin vazhdimisht gjërat në jetë, aventurën e radhës, nxitimin, adrenalinën…të tillë e kanë ritmin! Dhe kjo nuk është shumë e favorshme për raportet në çift. Një Shigjetar ndihet i kënaqur vetëm kur gjen dikë që nuk e ndjek atë, por thjesht ecën bashkë me të në rrugëtimin e jetës.
Ujori
Janë natyra shumë të rezervura. Ata nuk janë kurrë të prirur për të qenë të hapur dhe për t’i lënë njerëzit e huaj të futen lehtë në jetën e tyre. Një Ujor ka nevojë për dikë që mund ta besojë vërtetë dhe të ndihet rehat, dhe kjo është arsyeja pse ata janë të vështirë për të rënë në dashuri.
Bricjapi
Kjo shenjë është imazhi i prakticitetit, efikasitetit dhe punës së madhe. Edhe pse kjo i bën ata tepër të besueshëm si punonjës ose bashkëpunëtorë, i bën ata pak të prirur për punët e pasionuara siç është dashuria. Kjo shenjë përballet me çdo marrëdhënie si një transaksion komercial. Ndaj, kujdes kur keni përballë një person të kësaj shenje.
Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…
Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…
Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…
Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…
Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…