Ҫështja Gërdeci/ Shkëlzen Berisha flet pas dëshmisë: Teatër politik, në mëngjes thirret djali, në drekë gjykohet baba

Pas daljes nga GJKKO, Shkëlzen Berisha, është marrë në pyetje lidhur me tragjedinë e Gërdecit.

Shkëlzen Berisha tha se ky është teatër politik.

Shkëlzen Berisha:Të 71 dëshmitarë ndahen në tre kategori, familjarë, ose punonjës të shtetit, ose kompanisë që kanë pasur lidhej me procesin, unë jam i vetmi dëshmitar që s’kam lidhje me këto tre kategori. Kam thënë që dëshmia ime një vit më parë s’ka asnjë lidhje me akuzën. Asgjë ato që thanë s’ka lidhje me akuzën, thirrjen time në këtë proces e konsideroj, skam asnjë informacion që mund t’i shërbej akuzës, teatër politik. Në mëngjes thirret djali, në drekë gjykohet babi, në darkë ekzekutohet masa e sigurisë”.

Gazetarja: Por, ka një faks me emrin tuaj…

Shkëlzen Berisha:Kam dhënë dëshmi para një viti. Nuk di kush e ka nisur, nuk ka ardhur në adresën time”.


Shtuar 27.12.2023 09:59