Pas rreth një ore në kryeministri, ka përfunduar takimi i zyrtares së lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Ndihmës Sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried dhe kreut të qeverisë Edi Rama.
Në këtë takim, diplomatja amerikane shoqërohej edhe nga ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, si dhe nga zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar.
Pas takimit, zyrarja e DASH nuk ka dalë në konferencë për media, por i është drejtuar Kryesisë së Kuvendit, ku ka nisur një takim me kreun e grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeajn dhe deputeten demokrate Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhin./albeu.com