Pushtimi rus i Ukrainës do të krijojë një mungesë globale të grurit për të paktën tre sezone. Kjo ka të bëjë me mungesë në tregje dhe për rrjedhojë çmime rekord.
Ukraina, e njohur si shporta e bukës së Evropës, i ka bllokuar rrugët e saj detare të eksportit të drithërave nga Rusia dhe përballet me një vorbull problemesh të tjera, nga fushat e minuara të grurit deri te mungesa e hapësirës për ruajtjen e grurit, raporton Reuters.
“Ukraina do të jetë jashtë tregut për një kohë të gjatë,” parashikoi Ministri i Bujqësisë Mykola Solskyi në një intervistë me Reuters.
“Tani po flasim për tre korrje gruri në të njëjtën kohë: ne nuk mund të nxjerrim të korrat e vitit të kaluar, nuk mund të korrim dhe nxjerrim korrjen aktuale dhe nuk mund të mbjellim të korrat e ardhshme./albeu.com