Zyrtarët e Partisë Socialiste në burgun e Durrësit, refuzojnë të votojnë para kamerave

Ditën e sotme, katër zyrtarët socialistë Erion Veliaj, Ilir Beqja, Jurgis Çyrbja dhe Alqi Bllako, të cilët ndodhen në paraburgimin e Durrësit, ende nuk kanë votuar në zgjedhjet e kësaj të diele.

Sapo janë informuar se kanë mbërritur mediat, katërshja në fjalë kanë refuzuar të votojnë dhe kanë kërkuar që të votojnë pa praninë e kamerave dhe gazetarëve.

Në burgun e Durrësit gjenden 240 të burgosur. 195 prej tyre janë lejuar të votojnë ndërsa pjesa tjetër janë ndaluar për shkak të dënimeve të formës së prerë.