Shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin është konfirmuar i vdekur pas analizave gjenetike të trupave të gjetur pas rrëzimit të avionit të mërkurën, thanë zyrtarët rusë.
Komiteti Hetues tha se identitetet e të 10 viktimave ishin vërtetuar dhe korrespondonin me ato në listën e pasagjerëve të fluturimit, shkruan BBC.
Avioni privat i Prigozhin u rrëzua në veri-perëndim të Moskës më 25 gusht, duke vrarë të gjithë ata që ishin në bord.
Kremlini ka mohuar spekulimet se ishte fajtor për rrëzimin.
/Albeu.com