ZYRTARE/ Espanyoli i Keidi Bares rikthehet në La Liga

Skuadra e Espanyolit edhe zyrtarisht ka siguruar promovimin në La Liga.

 

Espanyoli pas barazimit në udhëtim tek Real Zaragoza, ka siguruar rikthimin në elitën e futbollit spanjoll.

Skuadra e cila angazhohet Keidi Bare mban vendin e parë në Secunda Division, me 78 pikë dhe nga sezoni i ardhshëm do të marrë pjesë në La Liga.

Bare në fakt ishte faktor kyç në promovimin e Espanyolit në La Liga, ai ka regjistruar 24 paraqitje këtë sezon për skuadrën katalonase./


Shtuar 8.05.2021 20:49