Një 33 vjecar i identifikuar si Elmaz Fejzaj u arrestua nga Policia e Vlorës, si përgjegjes për ndezjen e zjarrit që mori përmasa të frikshme në Malin e Shashicës.
Sipas policisë, ai ndezi zjarin për pastrimin e një zonë me qëllim hapken e kullotave te reja, por flakët dolën jashtë kontrolllit duke djegur një pjesë të malit, ndërsa rrezikuan edhe zonat e Banuara në Kaninë e Sherishtë.
Një 63 vjeçar ndërkohë u arestua si autori i zjarrit në zonën e mbrojtur të Malit me Gropa.
Flakët atje përfshinë rreth 600 hektarë tokë me kullota dhe bimësi të ndryshme te lugina e Grykës së Mullinit dhe Qafa e Qershisë, të cilat ndodhen brenda kufijve të Parkut Kombëtar të Dajtit.
Në Shijak një 58 vjeçar u arrestua si autor i dyshuar i zjarrit që përfshiu një sipërfaqe pyjore në fshatin Shetel.
Sipas policisë, ai dogji mbeturina në tokën e tij dhe zjarri doli jashtë kontrollit, duke rrezikuar banesat përreth.
Në pranga përfunduan edhe autorët e dyshuar të zjarrvënieve në Kakavijë të Gjirokastrës, Frakull e Vogël në Fier, dhe Cërrik.
6 persona të tjerë u vunë nën hetim në gjendje të lirë si shkaktarë të zjarreve në Fier, Sarandë, Kurbin, Dibër, Shkodër e Polican.
Policia e Shtetit thotë se ka kaluar në gatishmëri të gjitha strukturat vendore, me porosi të qarta për intensifikimin e masave parandaluese, hetimore dhe ndëshkimore ndaj çdo rasti zjarrvënieje, të qëllimshme apo të shkaktuar nga pakujdesia.
Sipas kodit Penal, dënimet për zjarrvënien shkojnë deri në 20 vjet burg, në varësi të pasojave.