Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka njoftuar se Forcat e Armatosura i janë përgjigjur kërkesës së autoriteteve të Elbasanit për të ndërhyrë në fikjen e zjarrit që ka përfshirë fushën e plehrave në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të inceneratorit dhe flakët janë përhapur me shpejtësi të ndihmuara edhe nga era.
Niko Peleshi: Forcat e Armatosura iu përgjigjën menjëherë kërkesës së autoriteteve vendore të Elbasanit për të ndihmuar më vënien në kontroll të flakëve në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane. 20 efektivë të BMEC-së dhe 5 mjete janë nisur krah forcave zjarrfikëse të Elbasanit për të frenuar përhapjen e zjarrit që favorizohet nga era dhe temperaturat e larta.
View this post on Instagram
Nuk dihet ende nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm, por bëhet me dije se fusha ruhet me roje. Për këtë ngjarje është ngritur një grup hetimor nga policia e qarkut të Elbasanit./albeu.com/