Pamjet që shihni në videon më poshtë janë nga djegia e apartamentit në Astir, që shkrumboi gjithçka. Në to shihet edhe 36-vjeçari, Klodjan Osmenaj, disa momente para se të hidhej nga ballkoni së bashku me nënën e tij, Hava Osmenaj 62 vjeç.
Për pasojë 62-vjeçarja ndërroi jetë, ndërsa Klodjani ndodhet në spital nën kujdesin e mjekësve.
Sipas fqinjëve, dyshohet se zjarrin e ka vënë Klodjani i cili vuan nga problemet e shëndetit mendor. Po ashtu ata janë shprehur se, gruaja doli njëherë nga dera, por u kthye të merrte djalin. Kur ajo është future sërish brenda, zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe, të panikuar, janë hedhur nga ballkoni.
Nga zjarri banesa është djegur e gjitha, përveç disa rrobave. Dëme kanë pësuar edhe apartamentet e tjera në katin e tretë./albeu.com