Zjarri përfshinë Lazaratin, flakët rrezikojnë banesat

Një zjarr ka rënë këtë pasdite në Lazarat të Gjirokastrës, teksa flakët rrezikojnë banesat.

Zjarrfikëset janë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Flakët me përmasa më të mëdha janë në lagjen Kordhocë.

Zjarri po favorizohet nga era dhe po u afrohet banesave.


Shtuar 28.06.2024 17:09

Tags: