Zjarri përfshin kodrat e Hasit, era e fortë përhap flakët me shpejtësi, zjarrfikësit në “luftë” për ta shuar

Një tjetër vatër zjarri ka “shpërthyer” këtë të enjte në fshatin Domaj, në Bashkinë Has, duke krijuar panik te banorët. Flakët po përhapen me shpejtësi, kjo edhe si pasojë erës së fortë.

Forcat e zjarrfikësve, shërbimi pyjor, si dhe punonjës të shërbimeve dhe njësisë administrative Gjinaj, por edhe banorë të zonës janë nisur menjëherë për të ndërhyrë dhe për të parandaluar çdo mundësi për përhapjen e flakëve.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj vatre zjarri. Policia po punon për të zbardhur dinamikat e plota të kësaj ngjarje


Shtuar 3.07.2025 17:34

Tags: ,