Detaje të reja kanë dalë në lidhje me zjarrin në pallatin 8-katësh në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Bëhet e ditur se zjarri që përfshiu garazhin nëntokë të Kompleksit Kika ka shkaktuar katër të lënduar.
Një nënë dhe dy djemtë e saj kanë pësuar djegie dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu edhe një e moshuar ka pësuar lëndime pasi u rrëzua në shkallë gjatë evakuimit dhe po merr trajtim mjekësor.
Zjarri, që dogji tre automjete në garazhin e kompleksit, u vu nën kontroll falë ndërhyrjes së shpejtë të dy mjeteve zjarrfikëse dhe dhjetë efektivëve zjarrfikës. Pavarësisht kontrollit të situatës, ka ende prezencë tymi në zonë. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.