Zjarri në spitalin e Fierit, reagon policia: Flakët u shuan, nuk ka të lënduar

Një zjarr ka rënë sot në Spitalin Rajonal të Fierit. Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar policia e cila njofton se zjarri ka rënë në sallën e grafisë, dhe flakët tashmë janë shuar. Nga zjarri nuk ka të lënduar, ndërsa mësohet se pacientët janë shoqëruar në një tjetër spital.

Njoftimi i policisë:

Fier
Informacion paraprak

Sot, rreth orës 10:00, në spitalin Rajonal Fier, në repartin e grafisë, ka rënë zjarr.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit./albeu.com


Shtuar 6.07.2022 10:34