Pas tragjedisë në Tetovë, ku u dogj mbrëmjen e djeshme një spital Covid, duke lënë pas 14 viktima, ka dalë në një deklaratë për mediat, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Ai ka thënë se vendimin se a do të jap apo jo dorëhqje do ta marrë pas kryerjes së hetimit.
“Vendimin se a do të jap ose jo dorëheqje do të dihet pasi që të përfundojnë hetimet. Nga përgjegjësia nuk iki asnjëherë, por insistojë që hetimi të kryjet sa më shpejtë”, u shpreh Filipçe.
Gjithashtu në deklaratën e tij, informoi se 26 pacientë u shtruan në spital në Qendrën Covid në Tetovë gjatë kësaj ngjarje të tmerrshme, dhe stafi mjekësor ishte i përbërë nga dy mjekë dhe katër infermierë.
“12 pacientë që u evakuuan në mënyrë të sigurt nga qendra covid aktualisht janë shtruar në spitalin në Tetovë dhe janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, nu kanë pasoja të zjarrit. Asnjë punonjës shëndetësor nuk ka humbur jetën dhe nuk është lënduar. Trupat e 14 pacientëve janë dorëzuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për disa prej tyre autopsia ka përfunduar, disa prej tyre zhvillohen gjatë gjithë ditës. Të vdekurit janë të moshës 29 deri 79 vjeç”, deklaroi Filipçe./albeu.com