Një e re nga Tetova, Jovana K., u shpreh se zjarri mund të ketë nisur nga dhoma ngjitur me ta, ku mjekët po përpiqeshin që të ringjallnin një vajzë me defibrilator.
Sipas informacioneve të marra në rrugë jozyrtare, bëhet me dije se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike pranë defibrilatorit, ose edhe nga vetë deefibrilatori.
Jovana K. nga Tetova tha se motra dhe babai i saj, i cili ishte shtruar në spitalin modular që u dogj mbrëmë ishin të fundit që shpëtuan përmes dritares duke mos u prekur nga flakët që u morën jetën 14 pacientëve.
“Zjarri filloi nga dhoma ngjitur asaj ku ishte shtrirë babai im. Motra ime qan gjatë gjithë kohës dhe është shumë e mërzitur. Ajo ishte me babanë tim si shoqëruese në spitalin modular në Tetovë. Në spitalin modular, kur morëm një pacient, na thanë të linim një anëtar të familjes si shoqërues sepse nuk kishte staf të mjaftueshëm. Kam dëgjuar gjithashtu se kishte një nënë dhe një vajzë që ishin djegur sepse vajza nuk donte të linte nënën e saj dhe ata u dogjën së bashku. Kur shkova atje pashë njerëz të djegur, kufoma, shumë të plagosur, ishte e tmerrshme! Unë nuk uroj që dikush të shohë një pamje të tillë. Spitali u dogj për pak minuta, në ato dy minuta kush arriti të shpëtojë doli, të tjerët u dogjën shumë shpejt”, tha ajo për Free Press./albeu.com