Zjarri që përfshiu qendrën tregtare ‘Metropol’ në Lushnjë, ka bërë që 600 tregtarë që kanë bizneset e tyre, prej ditësh ngrysen e zgjohen dhe rrinë gjithë ditën duke pritur një përgjigje nga autoritetet shtetërore se çfarë do bëhet me t’a.
Zjarri i cili përfshiu këtë qendër ka dëmtuar rende bizneset e tyre.
Ata ende nuk dinë se sa është shkalla e dëmtimit dhe çfarë ka mbetur nga pasuria r tyre e djegur nga flaket e zjarrit.
Në katin e parë nëntokë në këtë ndërtesës, janë rreth 300 tregtare mallrash industriale që kërkojnë të largojnë mallin e tyre, por ka edhe tregtarë të kateve të sipërme duan të marrin ç’ka mbetur nga zjarri.
Përgjigja e instancave shtetërore është: presim përgjigje nga ekspertet.
Deri ne ardhjen e përgjigjes nga ekspertët, tregtarët qëndrojnë përballë Qendrës tregtare ‘Metropol’ në Lushnjë.